Enver CAKAJ
Reportazh
Skrapari me male të rrethuar nga njerëzit, apo njerëz që kanë rrethuar malet? Të jetosh në këto vise duhet të jesh më mal se malet. Skraparasit e gjetën gjuhën me ta dhe bënë kontratë, që t’i jepnin njëri-tjetrit. Por kontrata mes tyre kishte një pikë të vështirë. Njerëzit donin bukë nga malet, por ata nuk e lëshonin bukën, që e kishin fshehur nën shkurre e gurë. Në këtë pikë skraparasit u acaruan me malet sepse i lëshuan të gjitha forcat për t’i rrëmbyer bukën, që e kishin kërkuar pazareve të botës. Kur malet morën tjetër pamje dhe njerëzit u hallosën, miqësia mes tyre u rikthye më e fortë. Po skraparasit donin dhe dritë që të mos mbyteshin nga tymi i kandilit e copave të pishave. Malet duheshin ngjeshur me ngarkesë të plotë, se skraparasve u erdhi oreksi për një jetesë tjetër. Tri fije teli e qarkuan të gjithë Skraparin. Po çfarë përcillnin ato fije teli? Nëpër shtëpitë e tyre hyri radio, televizori makineritë larëse, hekuri, hyri kultura e jetesës. Nga fshatrat niseshin telegrame ngutësie: “Ejani merrni drithin, se drithi po zë drithin!” Malet gjëmonin nga mjetet e mekanikës bujqësore, skraparasit gëzonin…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…