Nesër do të lexoni/ Qëndrimi i popullit shqiptar gjatë Luftës Italo-Greke, përgatitja e agresionit fashist italian

688
Prof. Assoc. Dr. Bernard ZOTAJ
Gadishulli i Ballkanit ka qenë gjithmonë një objekt lakmie e shfrytëzimi për shtetet e bllokut fashist. Kjo shpjegohet nga ekzistenca e burimeve të pasura natyrore dhe nga pozita e tij strategjike në Evropën Juglindore dhe në Mesdhe. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, një interesim të veçantë për vendet ballkanike ka treguar fashizmi italian, i cli u përpoq që, me çdo kusht, të vendoste sundimin e tij në këto vende. Menjëherë, pas pushtimit të Shqipërisë, Musolini hartoi planet për realizimin e qëllimeve të tij grabitqare. Në 16 gusht 1939 urdhëroi verbalisht shefin e shtatmadhorisë së përgjithshme marshallin e Italisë Pietro Badoglion, për të përgatitur një plan lufte kundër Greqisë dhe Jugosllavisë. Sipas planit, të gjitha trupat duhet të ishin në Shqipëri në fillim të pranverës së vitit 1940 (duke llogaritur që për transportimin e një divizioni nga Italia në Shqipëri dhe transferimin e tij në kufirin grek, nevojitej një muaj). Trupat shqiptare, të cilat, sipas komandës italiane, konsideroheshin jo besnike, duheshin të transferoheshin të gjitha në Itali, ndërsa në Shqipëri duhej të fillonin punimet për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve automobilistike. Pushtimi i Evropës Perëndimore nga Gjermania naziste, nxiti më tej fashistët italianë të shpejtojnë planet e tyre në Ballkan. Me pushtimin e Shqipërisë dhe përgatitjen e saj si një kryeurë me rëndësi strategjike për t’i shtirë veprimet luftarake drejt vendeve të tjera të Ballkanit, më 28.10.1940 Italia fashiste kaloi në agresion kundër Greqisë.

Gjendja dhe potenciali ushtarak grek
Agresioni italian nuk përbënte ndonjë surprizë për Greqinë. Kishte kohë që kjo gjë ishte “nuhatur” prej tyre. Në fakt për të kuptuar qëllimet e qeverisë fashiste nuk ishte e vështirë sepse incidentet e provokuar nga italianët ishin të shumtë. Ndonëse ….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal