Nesër do të lexoni/ Metodat greke për largimin e çamëve nga trojet e tyre

828
ARKIVA II / Letërkëmbimi i Mit’hat Frashërit 
Pse ministri fuqiplotë i kërkon qeverisë shqiptare që të hapë kufijtë për çamët e dëbuar
Leonard VEIZI
Pasuritë e krahinës shqiptare të Çamërisë, nuk është se kanë filluar të shpërdorohen pas Luftës së Dytë Botërore. Masakrimi i kësaj popullsie dhe konfiskimi i pasurisë së tyre, kishte filluar vite më parë. Këtë e bën të njohur letërkëmbimi i ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, Mit’hat Frashërit, me eprorët e tij në Ministrinë e Jashtme. Sipas shtypit të kohës, data 3 mars 1923 mbahet mend si dita e parë kur flamuri shqiptar u valëvit në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Ky ishte flamuri që ishte vendosur në makinën e diplomatit Mit’hat Frashëri. Dhe fill pas një pritjeje të bujshme, për diplomatin shqiptar filluan dhe problemet e mëdha. Sidomos ato që kishin të bënin me detyrimin për shpërngulje të popullsisë çame.
(Vijon nga numri i kaluar)
Mit’hat Frashëri informon qeverinë e Tiranës se ngjarjet në Çamëri bëhen me qëllim për ta detyruar popullsinë të largohet nga vendi. Në një telegram të Ministrisë së Jashtme Shqiptare, dërguar nga Athina më 7 korrik 1923 thuhet: “Mua më duket se këto bëhen për të terrorizuar shqiptarët e Çamërisë që të ikin dhe të zbrazet dheu për refugjatët. Këtë ma forcon lajmin e botuar në gazetën “Partis”, ku thuhet se deputeti Bakallbashi po vete n’Epir për instalimin e refugjatëve me fuqi diktatoriale”. Duke bërë të ditur zyrtarisht fushatën greke për shpopullimin dhe shpronësimin e popullsisë çame nga trojet e tyre, diplomati shqiptar i Athinës i sugjeron Ministrisë së Jashtme që për këtë të informojë Gjenevën. Njëkohësisht një komision prej katër shqiptarësh të Çamërisë, në atë kohë morën një takim me krerët më të lartë të shtetit grek. Nga ana tjetër përfaqësues nga krahina të ndryshme të Çamërisë kërkuan nga qeveria shqiptare ndërhyrje pranë qeverisë turke për të mos pranuar çamët në Turqi. Në letrën e kësaj përfaqësie thuhet: “Qeveria greke, pas nomit të ndërrimit ndaloi shitjen e niqasjen nga gjithë myslimanët pa ndarë shqiptarët të cilët s’janë në këtë nom. Kërkuam nga qeveria përjashtimit tonë nga ky nom me që jemi shqiptarë e për këtë duhet të jemi të lirë si dhe të tjerët”. Përfaqësuesit çamë në letrën e tyre i shpjegojnë qeverisë së Tiranës se qeveria greke fillimisht dha urdhër që të deklarohen zyrtarisht ata që kanë origjinë çame dhe që flasin vetëm shqip. Pas kësaj çamët janë dyndur për të deklaruar origjinën e tyre, por letra…
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal