Nesër do të lexoni/ Mehmeti: Kundërshtarët t’i pushkatojmë jashtë ligjeve

960
Sigurimi i Shtetit, tre lista për 22 ekzekutime
Leonard Veizi
Autorët e vërtetë vazhdojnë të cilësohen si “të paidentifikuar”, por shpërthimi i një bombe në territorin e Legatës së ish-Bashkimit Sovjetik, që ishte atashuar në Tiranë, e bëri shtetin shqiptar të asaj kohe të shpërthente në një valë të egër spastrimesh. Viktimat e radhës ishin ata për të cilët mendoheshe se bënin pjesë në kontingjent i politikës anti-staliniste.
58 vjet mё parё, pikёrisht mbrёmjen e 19 shkurtit 1951, forca tё shumta policore, hetues e prokurorё mbёrritёn nё Legatёn Sovjetike të Tiranës, pas zhurmёs sё krijuar nga njё shpёrthim i fuqishёm nё brendёsi tё ambjenteve tё saj. Dёmet nga ky shpërthim, pikërisht nё garazhdin e makinave tё Legatёs, nё rrugёn e Durrёsit, atje ku sot ndodhet Ministria e Arsimit, ishin tё papёrfillshme. Pёrveç disa xhamave tё thyer, nё pjesёn e pasme tё ndёrtesёs, ishte shtrembёruar edhe dera e jashtme e garazhdit, qepeni dhe shinat e saj. Vetёm kaq mjaftoi pёr ndёrmarrjen e masave tё ashpra tё represionit ndaj kundёrshtarёve tё regjimit, mbёshtetur mbi tё dhёnat e Sigurimit tё Shtetit. Ngjarja u mor me shumё zell nga Tirana zyrtare. Menjëherë u mblodh plenumi i KQ-së dhe më 20 shkurt Byroja Politike e PPSH-së.
Shkelja e ligjeve
Gjatë mbledhjes së Byrosë, Mehmet Shehu, atëherë ministër i Brendshëm, bëri ekspozenë e ngjarjejes dhe theksoi se “kjo është një ngjarje politike e kalibrit të madh, madje më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne”. Mehmet Shehu kërkoi masa represive të jashtëzakonshme, pa marrë parasysh ligjet në fuqi, meqenëse sipas tij, “edhe herë tjetër kemi pushkatuar jashtë ligjeve në fuqi. Të arrestojmë rreth 100 apo 150 veta, nga të cilët 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht ata më kryesorët. Kjo masë do të procedohet me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet t’i përgjigjemi terrorit me terror dhe këtë mund ta bëjmë plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur….


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal