Nesër do të lexoni/ Kosta Nake: Sudja, barometri shqiptar i punës

794
Kosta NAKE
Në tetor 1996 një emigrant i hershëm shqiptar në ShBA kishte prerë një shkrim për fajdet nga një gazetë amerikane dhe ia dërgoi në letrën shoqëruese për kushëririn e vet në Shqipëri, ku e këshillonte të mos bëhej pjesë e skemave piramidale. Kushëriri i këtushëm ma solli artikullin t’ia përktheja, prandaj e kuptova historinë e fajdeve që kishte lulëzuar dhe petalet e gjalla që po i maskonin mjeshtërisht me gjethe plastike, për të vënë në gjumë dyshimet që sapo kishin lindur. Në fund të dhjetorit të atij viti një kushëriri im i parë kishte futur 30 mijë lekë të reja në xhepin e brendshëm të xhaketës, kishte lënë fshatin dhe kishte ardhur në qytet për t’i çuar te qesja e firmës “Xhaferri”. U takuam rastësisht dhe e këshillova t’i mbante ato pak lekë, se nuk kishte asnjë siguri. “Do t’i quaj sikur s’i kisha”, ma ktheu ai dhe vazhdoi rrugën drejt hambarit xhaferrian. Më 9 janar 1997 “Xhaferri” shpalli falimentin. E solla këtë….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal