Nesër do të lexoni/ Ja 27 ekzemplarët Top-Sekret mbi të vërtetën e Pashalimanit

906
Divorci politik midis B.R.S.S-së dhe R.P.SH-së, marveshja me 12 nene, dy bazat dhe roli i Ohrit, Budos, Çakos dhe Gjeneral Halim Xhelo. Informatat e bashkpuntorëve “Vigjilenti” , “Torpieda” , “Çajka”, “Portokallja” , “Thjeshtësia”, “Busulla”,për agjentët rus dhe radiogramët e Ramohitos, Balluku, Matin,Merion dhe Teme Sejkon. E vërteta e Filmit “Ballë për ballë”, debatet me Ohrin dhe çmë tha Mehmeti për Ismail Kadaren
– Filmi “Ballë për ballë”: 
Ismail Kadare, ishte skenaristi, ndërsa unë (Dashamir Ohri), isha caktuar konsulent ushtarak. Kadare, kishte idenë, se B.U.D, ishte i sovjetikëve. Ndërsa unë kisha idenë, se të dy palët shqiptarë dhe sovjetikë, ishin në një shtëpi dhe për shkak divorci do të behej edhe ndarje. Kur xhirohej filmi, u shpreha kundër idesë së mësipërme të Kadaresë dhe thashë, se nuk do të mar pjesë në xhirimin e filmit. Mbeti puna një deri në dy muaj pa u xhiruar. Më lajmëroi, Zëvëndësministri i Mbrojtjes Popullore, Nazar Berberi, që na mbulonte, si detyrë, për t’u paraqitur në zyrën e tij. Vajta gjysmë ora përpara. Më takoi Mehmet Shehu. – “Pse Dashamir e vonon filmin, je konsulent. Unë i thashë: “Shoku Mehmet, nuk dal kundër partisë, vetëm, që baza e Pashalimanit është e jona, e Enver Hoxhës. Këtë e ka thënë Enver Hoxha, që baza është e jona”. Mehmet Shehu, më tha: “Fillo filmin! Me Kadarenë do të bisedoj unë”…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal