Nasho Jorgaqi: Pengu i Ali Asllanit, që nuk morri eshtrat e Naimit nga Stambolli

639
Sigal

Rrëfen shkrimtari Nasho Jorgaqi: Unë e drejtova Ali Asllanin tek Hysni Kapo

 Dje në gazetën Telegraf u botua ese-ja e poetit Xhemal Veizaj lidhur me jetën dhe veprën e poetit dhe diplomatit të shquar Ali Asllani me titull:  Ali Asllani poet i shquar dhe diplomat i madh.  Lirikat poetike të Asllanit të sjellin vetëm pranverë. Ky rrëfim i Veizajt pati shumë lexues, vlerësime kryesisht nga armata e poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut. Në këtë ese, mes të tjerave theksohej se, Ismail Qemali për zgjuarsinë e emëron Sekretar i Presidencës së Këshillit të Ministrave. Në karrierën e tij diplomatike Ali Asllani u shqua si burrë shteti, madje edhe si Kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe përfaqësues i shtetit shqiptar në Greqi. Kur ishte diplomat në fqinjin tonë jugor në takimin që do mirte me Venizelos për problemet e pasurive të bejlerëve shqiptarë në Greqi, Venizelos, vuri  kusht ndaj Ali Asllanit:  Takimi në një anije luftarake. Për më tej poeti kujtohet për vargjet marshi i fitores ”Vlora, Vlora”. Me vendosjen e komunizmit Ali Asllanit i hiqet e drejta e botimit. Vetëm letra drejtuar Hysni Kapos krijoi tjetër terren, ku atij ju hapën dyert e botimit të krijimtarisë. -Hysni Kapo urdhëroi: Ti botohen poezitë këngëtarit të Luftës së Vlorës. Po kush e drejtoi Ali Asllanin tek Hysni Kapo? Ishte pikërisht autori i kujtimeve të mëposhtme, shkrimtari Nasho Jorgaqi. (Albert Zholi).

  ZEMRA QË S’U PLAK E ALI ASLLANIT

1

Nuk c mbaj mend mirë se kur jam takuar për herë të pare me Ali Asllanin. Ka mundësi që të ketë qcnë nga fundi i viteve 50, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja taslunë në slitëpinë botuese “Nairn Frashëri”. Fakti që nuk e mbaj mend takimin e parë me poetin shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohës. Ndofta, nuk i kam dhënë rëndësi dhe s’e kam marrë për gjë të madhe jo vetëm pse isha i ri, por edhe pse brezi ynë, i edukuar me frymën militante të ditës, nuk tregonte ndonjë vëmendje të veçantë ndaj shkrimtarëve të gjallë të traditës. Ata na dukeshin si etapa të kapërcyera, ndërkohë që lidhjet tona shpirtërore i kishim kryesisht me letërsinë bashkëkohore. Ka, megjithatë, dhe një shpjegim tjetër pse ai takim më ka kaluar pa lënë gjurrnë. Atje ku punoja, kisha të bëja për ditë me disa nga personalitetet e letësisë shqiptare të traditës. Dhe këta si duket më mjaftonin.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf