Muho Asllani: Vepra të tilla si ajo e 15 prillit 1979, sot nuk mund të bëhen dot

821
Ku ishit ditën e rënies së tërmetit më të madh në Ballkan të 175 viteve të fundit?
Ne atë ditë të zezë ishim në fshatin Bërdicë e Madhe, një fshat, për një aksion të madh si bëheshin atëherë dhe vetëm atëherë. Pra thuajse e gjithë popullsia ishte në punë, në bujqësi, në aksion, në ndihmë të bujqësisë. Unë isha në krye të aksionit, isha një prej aksionistëve dhe pse kisha disa ditë që isha caktuar Sekretar i Parë në rrethin e Shkodrës. Ishte data 15 Prill 1979. Ditë e diel. Pikërisht në këtë të diel pushimi (e vetmja ditë pushimi në sistemin monist), në orën 07:19 minuta, një dridhje marramendëse që vinte nga nëntoka rrafshoi në pak sekonda kulmet e çative në shumë zona veriore të Shqipërisë. Një tërmet i pazakontë dhe tepër i fuqishëm. Sipas raportimit të Institutit Sizmologjik intensiteti, ishte rreth 8 ballë. Edhe unë isha me një shat në dorë për të punuar tokën. Të gjithë u shtangëm. Të gjithë ngritëm supet. Vallë ç’ kishte ngjarë?! Pas disa sekondave e mblodha veten. Të gjithë e kuptuam ishte tërmet, një tërmet i fuqishëm. Menjëherë lashë veglën e punës dhe u ktheva në Shkodër. Gjatë rrugës pashë shtëpi të rrënuara, njerëz që rrinin rreth shtëpive të rrënuara apo me çati të rëna, të cilët trembeshin të futeshin brenda. Pashë gra dhe fëmijë që qanin. Edhe vetë lotoja pa dashje dhe i thosha shoferit të nxitonit. Deri në Shkodër sytë më panë shumë shtëpi të rrënuara apo gjysmë të shembura. Një dhimbje e madhe, një dhimbje e paparë. Një shkatërrim si në filma. Forcat e natyrës ishin treguar të pamëshirshme. 
Me kë u lidhe kur shkove në Shkodër?
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal