Muharrem Dardha*/ Baçe Braka, kujdestari i paharruar i skënderbegasve

1538
Të jesh kujdestar për jetën e shumë brezave të rinjsh dhe të mbetesh në kujtesën e tyre i tillë edhe kur ata janë rritur e burrëruar, madje dhe thyer në moshë, është një gjë shumë e madhe, që pak mund ta arrijnë. Për ne ish skënderbegasit, Braçe Braka është një prej tyre. Ai nuk ishte as komandantë dhe as komisar, nuk na jepte as letërsi dhe as fizikë, nuk mbante as gradë të lartë ushtarake. Ai ishte një nënoficer i thjeshtë, kujdestari ynë, që sot e duam dhe e kujtojmë si një gjeneral, si gjeneralin e fjalës së mirë, prej të cilit mësuam “abc”- në e edukatës ushtarake. Bir fshatari i varfër nga Zhupani i Myzeqesë, i mbetur jetim me tri motra dhe dy vëllezër, qysh në moshën 12 vjeçare filloi shtegëtimin në udhën e madhe të jetës. Fill pas çlirimit të vendit djalin jetim e nisin në një kurs për infermier, me pas shkon vullnetar në ndërtimin e hidroçentralit të Ulzës dhe prej andej ne tharjen e kënetës së Tërbufit, me vonë kursant në Shkollën e Instruksionit në Elbasan dhe pasi e kryen me sukses atë, kalon si nënoficer i shërbimit të detyrueshëm në Shkollën ë Bashkuar të Oficerëve. Në vitin 1959, si nënoficier karriere hyri në portën e shkollës së mesme ushtarake “ Skëndërbej” për t’u larguar pas gati 35 vjetësh, i fundit pas mbylljes së dhimbshme të kësaj shkolle të mirënjohur, në gusht të vitit 1992. Nuk mund të kuptohet jeta e Braçe Brakës jashtë historisë së gjallë të kësaj shkolle. Ai i fali asaj gjithçka nga jeta e tij, por edhe ajo i dha këtë emër të repektuar, e bëri personazh që do ta kishte zili çdo shkrimtar për ta futur si lëndë në krijimtarinë e vet. Shkolla “Skënderbej” u bë shtëpia dhe familja e tij, skëndërbegasit si vëllezërit e vet. Ora pesë e mëngjezit e gjente çdo ditë në shkollë dhe bashkë me skënderbegasit merrte pjesë në gjimnastikën e mëngjesit. Këtë e ka bërë pothuajse gjatë gjithë jetës së tij në shkollë. Pranë skënderbegasve qëndronte edhe pasditeve, në orët e lira, në orët e studimit, në mencë dhe largohej prej tyre natën vonë, kur ata binin të flinin…
Këto tregon ai edhe tani që po i afrohet 80 viteve dhe në sytë e tij, gati si të përhumbur, shikon picërrimin e një emocioni të brëndshëm, që i buron nga shpirti dhe më pas dy pika loti i rrëshqasin mbi faqe. Për një çast habitem. Baçe Braka, ky burr i fortë të përlotet kaq shpejt?! Jeta prej disa dekadash në shkollën ushtarake “ Skëndërbej“ dhe vitet e moshës së thyer e kanë bërë të butë dhe të ndjeshëm shpirtin e tij. Ndaj dhe kur i kujtoj marshimet e gjata në malin e Dajtit dhe përreth tij, fushimet e bukura në Karpen të Kavajës, në Bizë apo në Voskopojë, parakalimet me këngë dhe me hap rreshtor, si dhe ngjarje dhe mbresa të tjera skënderbegase, ai më lutet që të flasim më mirë për gjëra të tjera. E ndjej shpirtin e tij të lënduar dhe kur më thotë: – “Kur takoj skëndërbegasit, më beso, më shtohet jeta, bëhem më i ri. I pyes për jetën e tyre si oficer të ushtrisë, për familjet, fëmijët. Skënderbegasit janë bërë oficerë të mrëkullueshën. Ata edhe sot janë shtylla e ushtrisë. Apo s’është kështu? Ja kjo më gëzon më shumë. Sa për shkollën, për kujtimet pa kufi që kam për të, mos më ngacmo. Lëri ato të rrinë ashtu siç janë, si margaritarë në shpirtin tim”… Vërtetë, në shpirtin e Baçe Brakës ka një thesar të pasur margaritarësh, ka brenda tij mijëra jetë skënderbegasish. Për 35 vjet rresht priti ky burrë fisnik djem nga anekënd Shqipëria, shumë prej të clëve jetim, të varfër dhe të padalë, që me ndroje vishnin uniformën e blertë ushtarake, për tu dashuruar përjetësisht me të. I mësoi ata se si ta mbanin këtë uniformë të bukur, si të ecnin me trupin drejt dhe me hap rreshtor, si të nderonin, si të flisnin, si të donin njëri-tjetrin…Për 35 vjet rresht përcolli ky burrë i nderuar skënderbegasit maturantë të diplomuar, tashmë më të burrëruar dhe plot dëshirë për të vazhduar rrugën e dijes dhe për tu bërë oficerë të mirë të Ushtrisë Shqiptare. Ata ishin me qindra, me mijëra. Kjo është lënda që ka pasuruar dhe zbutur kaq shumë shpirtin e tij. Për ne ish-skënderbegasit Baçe Braka ka mbetur nje figurë e dashur, e veçantë. Ai gjëndej kudo në jetën tonë. Kërkues, i rreptë, por po kaq i afërt, i dhembshur dhe intim me ne. Shqetësohej për çdo gjë që nuk shkonte mirë, qoftë edhe për një të kollitur që dëgjonte. Dhe ndërsa përpiqem të jemë sa më i përpiktë në këtë që shkruaj, ndërmënd më vjen një detaj i jetës sime. Isha skënderbegas në vitin e parë. Në postbllokun e shkollës më kishte ardhur nëna. Ulur në një stol bisedoja i përmallur me të. Pranë nesh u afrua kujdestar Baçi. U përshëndet me nënën dhe i tha përse kishte dalë në këtë të ftohtë. Ishte dimër dhe në Tiranë kishte rënë borë. Me të vërtetë nëna ime, ngaqë ishte veshur hollë, ishte mbledhur si grusht.“E kam merak çunin, i tha nëna, është jetim dhe e kam rritur me halle”. Kujdestar Baçi, i prekur nga fjalët e nënës, më tërhoqi kokën pas vetes dhe, duke i drejtuar asaj i tha: – “Nënë, nuk duhet të kesh fare merak. Në shkollë ne kemi shumë djem jetim. Edhe unë jetim jam rritur, por ja sa jam bërë tani.Shkolla “Skënderbej” është si një familje e madhe. Këtu ne jemi të gjithë vëllezër…”. Këto fjalëzemre të tij nëna ime e shtrenjtë nuk i harroi kurrë dhe sa që gjallë m’i kujtonte shpesh. Po sa e sa skënderbegas të tjerë ruajnë kujtime kaq të bukura dhe kaq intime me kujdestarin e tyre të paharruar Baçe Braka! Ai jeton prej vitesh ne lagjen e Kinostudios, bashkë me gruan e tij, Sanien dhe djalin, Aliun, të cilin e pati skëndërbegas dhe sot shërben si oficer i respektuar në Gardën e Republikës. Nga kjo shtëpi, thotë ai, nuk do të largohet kurrë. Kjo sepse i takon shpesh të kaloi pranë portës kur dikur shkruhej “ Shkolla Ushtarake Skëndërbej”, pranë asaj porte që ndoshta ruan ende miliona gjurme të hapave të tij dhe të skëndërbegasve. Me siguri që kur kalon pranë kësaj porte, kujdestar Baçit i ndizet drita e kujtesës dhe si në ekranin e filmave që shfaqte dikur kinooperator Bezhani, i shfaqen vitet e jetës së tij në këtë shkollë. Vite të mbushura me plot kujtime. I kujtohet shpesh komandanti i shkollës, njeriu i rreptë dhe fisnik, Luto Haxhiu, i paharruari komisar Agim Tepelena, i thjeshti dhe zëmërfloriri Hasan Gjata. I kujtohen drejtorët e shkollës Stavri Angjeli dhe Fiqiri Shtëpani, mësuesit e talentuar Bajram Shamku, Lluka Nikollari, Gjylizar Çiço, Flutura Xoxe, Vladimir Bitri, Pavllo Bici, Hamide Daja, Sami Bogdani, Dhurata Ylli, Shkëlqim Dervishi, skretaria simpatike Arta Raveli, shoku dhe miku i tij mëi afërt, i paharruari kujdestar Novruz Qinami etj. Të gjithë së bashku ata i përkushtuan jetën e tyre kësaj shkolle, që me të drejtë quhej fidanishtja e ushtrisë. Kalon Braçe Baka pranë kësaj porte të vjetër dhe ndërmënd i vijnë kolonat skëndërbegase, tek dilnin apo hynin me këngë në gojë dhe hap rinor ushtarak. Dhe mes tyre dallon fytyrat e Et’hem Ibrahimit, Rami Sadushit, Llukan Garos, Ismet Varfit etj, të cilët ishin skënderbegasit e maturës së parë që ai priti dhe që më pas i pati edhe komandantë e komisarë të tij; i shfaqet fytyra e bukur dhe shpirti i madh i Çlirim Pulaj, i cili shume vite më vonë do të binte në krye të detyrës në malin e Fekenit, i del para portreti energjik i Hysen Ymerit, djalit jetim, që më pas u bë një oficer i përkryer zbulimi, Budjon Tollkuçi, djali simpatik dhe intelegjent, pilot i klasit të lartë, Kostaq Karoli, Perlat Sula, Pëllumb Qazimi të cilët u bënë gjenaralë të talentuar të ushtrisë sonë, Tasim Meçaj dhe Fitin Halili, që u shquan si oficierë të flotës sonë detare. Kujton Shpend Topollain, Hysni Milloshin, Luan Malaj, Apostol Duka, Arben Duka, Sazan Gjomema, Ferit Fixha etj. skëndërbegas të shkëlqyer në mësime dhe që aq vjersha të bukura krijuan per shkollën e tyre të shtrenjtë; Hamit Osmanin, Tafan Tafanin, Vladimir Toçin, Arben Çukon, Fatmir Elezin, Serjan Shakajn, Pjerin Nushin…Dhe vargu ish-skëndërbegasve muk ka fund. Shkolla ushtarake “ Skëndërbej “ ishte edhe një qëndër e madhe sportive, ajo ziente nga jeta sportive, të gjithë skëndërbegasit merreshinme një lloj sporti. Ata konkuronin denjësisht dhe qëndronin në krye të të gjithë shkollave të mesme të Tiranës në aktivitetet sportive që zhvillonin. Dhe kryetrajnieri i tyre ishte Baçe Braka, sepse ai ishte edhe vetë një sportistë i vërtetë. Me dëshirë e mall kujton shumë skënderbegas që u u morën me sport: Mikel Jankun, Bashkim Muhedinin, Perlat Mustën, Neptun Bajkon, Gjergj Thakën, Pëllumb Shaqirin, Melsi Çobanin, Hajro Lesakjn, Ilir Lamen, Arjan Ahmetin, Besnik Koshunin, Ilirjan Çakon, Andrea Renxën, Bashkim Likën, Ruzhdi Kolën, Abedin Lamen etj. Shumë prej tyre u bënë sportistë me emër të klubit sportive “Partizani” dhe në mbarë vendin. U bënë të tillë sepse përkrah pedagogëve të mirënjohur si Ali Kastrati, Bejkush Birçe, Kolec Kraja, Ismet Bellova, Pleurat Tahiri, Iliaz Dingu etj qëndronte edhe kujdestari i tyre Baçe Braka. Përherë midis skëndërbegasve sportistë, plot merak dhe optimizëm për karierën e tyre sportive. 
*Kryerdaktor i gazetës “Ushtria”
Sigal