Meto Kondi:Komisari i Postës hoqi njësitin e shërbimit nga vendroja, në vendin, ku u arratis Bilal Xhaferri, ja ku u gjend letra

787
Sigal

Flet ish – komandanti i kufirit jugor Meto Kondi: Sigurimi i Shtetit e përcolli Bilal Xhaferrin deri sa kaloi në kufirin grek

Gjithçka, nga e cila kemi pasur më shumë frikë na ka ndodhur. Në këtë vend, ku diktatorët i kemi trajtuar si njerëzit më humanë në botë, ka ndodhur shpesh që karikaturat e spiunëve i kemi trajtuar për disidentë dhe servilët e letërsisë komuniste, si kundërshtarë të regjimit. Ky vend i dashur për ne, më në fund na ka mësuar se falsiteti dhe gënjeshtra kanë ngritur perandorinë e vet, nëpërmjet autocensurës sonë dhe demagogjisë shtetërore. Megjithëse, vetë Meto Kondi nuk pranoi të bëjë asnjë koment, faktet rrëqethëse që tregon ai, hedhin dyshime të forta mbi pyetjen nëse, shkrimtari i madh Bilal Xhaferri u arratis si kundërshtar i regjimit, apo iku me detyrë të posaçme shtetërore, i ngarkuar nga Sigurimi i Shtetit shqiptar, për kundërzbulimin tonë. Gjatë gjithë rrëfimit të tij, ish- komandanti i kufirit asnjëherë nuk e vë në dyshim respektin e tij, ndaj figurës gjigande të Bilal Xhaferrit, i cili në të gjitha rastet ishte dhe mbeti një kontributor i shquar për patriotizmin e vërtetë shqiptar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf