Popullsia e SHBA-së është heterogjene. Ajo nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër. Në Amerikë numërohen më shume se 110 kombësi me prejardhje nga të gjitha kontinentet. Popullsia autoktone llogaritet në rreth 920 mijë banorë. Vetëm nga viti 1782 e deri ne vitin 1975 aty janë vendosur me banim e punë 87 milionë emigrantë. Kombesitë angleze, gjermane, polake, italiane dhe ajo me ngjyrë përfaqesohen sot me nga më shumë se 20 – 30 milionë emigrantë. Emigrimi nga vëndet e Europës përbën pjesën më të madhe të emigracionit në SHBA. Nga viti 1880, kur janë vendosur edhe emigrantët e parë nga Shqipëria e deri në vitin 1975, numuri i emigrantëve nga Europa që janë vendosur në Amerikë arrin në 27 milionë, kundrejt 37 milionëve nga e gjithë bota.
Emigrantët shqiptarë
Ajo që duhet pasur parasysh është fakti që emigrantët shqiptarë deri në vitin 1930 janë rregjistruar gjatë hyrjes në Amerikë si emigracion i ardhur nga perandoria turke ose si grekë, italianë, serbë apo si emigracion i vëndeve nga shqiptarët kanë marrë vizë hyrje ose kanë nisur udhëtimin për në Amerikë. Edhe nga viti 1930 e deri në vitin 1945 janë rregjistruar si emigrantë shqiptarë vetem 2040 persona. Ndërsa nga viti 1945 e deri në vitin 1975 vetëm 398 persona. Shifra këto që nuk i përgjigjen realitetit. Nga viti 1960 në Amerikë janë vendosur një shumicë shqiptarësh të ardhur nga Jugosllavia të cilet janë të rregjistrua si emigracion jugosllav.
…
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf


















