Mendimet e Llambi Kotas për alfabetin e njehsuar të gjuhës shqipe

652
Sigal

Në nëntor të vitit 2009, bije zilja e telefonit të shtëpisë time dhe një zë nga larg prezantohet dhe thotë:-Jam Elida Jorgoni. Kërkoj z. Harallamb Kota? -Unë jam, -ia ktheva. Doja t’ju pyesja, -vazhdoi ajo,-Si quhet gjyshi juaj? Llambi Kota,- ja ktheva unë. Atëherë,- tha ajo, -më së fundmi të gjeta dhe më dëgjo me vëmendje. Me rastin e festimeve kushtuar 100- vjetorit të Kongresit të dytë Kombëtar të Manastirit, që u zhvillua nga data 09 deri më 11 prill 1910 në qytetin e Manastirit, është ngritur një komision organizativ për të drejtuar dhe udhëhequr gjithë punën për të realizuar tërë programin e përcaktuar  për organizimin e festimeve. Ndër të tjera, komisioni po përpiqet të gjejë dhe të ftojë për të marrë pjesë në ceremoninë e festimeve delegatë të Kongresit dhe në pamundësi të tyre, pinjollë, bijë apo bija të tyre. Me këtë rast duke qenë se Llambi Kota ka qenë kontribuues në atë Kongres dhe pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës ‘23-‘26 korrik 1909, si një nga katër delegatët përfaqësues të qytetit të Korçës dhe meqenëse Llambi nuk është më në jetë, jeni i ftuar ta përfaqësoni, pasi jeni nipi i tij dhe mbani po të njëjtin emër. Të parët e tij ishin larguar nga Berati në vitin 1801 dhe ishin vendosur në qytetin e Korçës në vitin 1803, ku kishte lindur gjyshi dhe babai i tij. Llambi-gjyshi im ishte lindur më 21 mars 1878 në Berat në shtëpinë e Kota-ve në lagjen Kala.

 Në Egjipt

për më tepër lexoni Gazetë Telegraf