Mehmet Gëzhilli: Thirrja urgjente e Aleks Budës: Akademia e Shkencave do botojë krijimet e dëshmorëve

982
Sigal

INTERVISTA/ Flet botuesi dhe studiuesi Mehmet Gëzhilli: Kur isha ushtar në Repartit 5009  që mbante emrin e Heroit Mysym Keta, bëra një libër “Heroi nuk vdes”

Sot ai është botues dhe kjo jo rastësisht. Qysh në vitet e rinisë ai u dashurua fort pas letërsisë, por sidomos pas luftëtarëve të lirisë dhe kryesisht pas dëshmorëve të luftës nacional-çlirimtare. Ndoshta pak e dinë që ai është ndër autorët  5 autorët e librave më të shitur në sistemin komunist, pikërisht të kolanës së librave “Yjet e pashuar”. Kjo kolanë  në fillim doli me dy vëllime dhe më pas me katër të tjerë. Për këtë kolanë ka pasur vlerësime dhe lavdërime që nga Enver Hoxha dhe deri tek Mehmet Shehu. Kjo kolanë e nxiti shkrimtarin e ardhshëm Mehmet Gëzhilli, për të ecur më tej. Ide të reja lindën në kokën e tij. Donte ta çonte ende më para këtë nismë kaq fisnike. Kështu mendova që të bëj një libër me krijimtaritë e dëshmorëve. Në këtë kohë unë isha ende student për gjuhë-letërsi dhe aty mendova të mbroja diplomën me librin “Vepra dhe jeta e Gjik Kuqalit”, dëshmor… Këtë vit ai  ka 70 -vjetorin e rënies më 23 tetor 1944 me dëshmorët e Prishtinës. Sipas tij, pas këtij libri unë nuk u shkëputa më nga kjo punë. Kështu  nisa të mbledh gjithë krijimtarinë e dëshmorëve apo botën e tyre shpirtërore. Kjo punë më dha një hapësirë dhe një frymëzim të pallogaritshëm, për të mos u shkëputur nga kjo punë. Kështu fillova të mbledh gjithë krijimtarinë e tyre, pra të shumë dëshmorëve. Në vitin 1980 botova librin “Pena e partizanit”  me një hyrje të shkëlqyer të shkrimtarit partizan Fatmir Gjata dhe një libër tjetër “Letra të dëshmorëve”.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf