Letër dërguar shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agolli: Ja si e duam atëdheun

924
Sigal

Kujtimet e Skënder Luarasit/ Romanet  ”Zgjimi” e ”Pishtarë” dhe e vërteta e tyre historike

Ndal falsifikimit të historisë (I)

Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë,

I dashur Dritëro,

Lexova romanet   “Zgjimi” e “Pishtarë” …

 Populli shqiptar gjithmonë ka luftuar për lirinë e vet dhe ka ndihmuar edhe popujt e tjerë fqinjë të fitojnë lirinë e tyre sidomos Greqinë, Italinë dhe Egjiptin. Shqiptari edhe mercenar gjithmonë ka ëndërruar lirinë:

 Si shqerat kur kërkojnë

Mëmatë me blegërimë

Ashtu edhe Shqipëria

Po e kërkonte larine.

 Një nga vetitë më të larta të shqiptarit është trimëria: Luftëtarët e Ali Pashë Tepelenës, marshonin kundër rusit e frëngut  me këngën ‘’tamburxhi’’ dhe i zbrisnin në tokë, i shtinin në burg, “atje të kuptojnë se ç’janë vargonjtë e sa rëndë rëndojnë”:

Silihtar! Zhvishe kordhën e të Parit tonë;

Tamburxhi, kushtrimi ne shpresën na shton;

Ju male që shihni si zbresim në zall,

Ja kthehemi mundës, ja nuk vijmë gjallë!

Romanet e Sterjo Spases fillojnë në mbarim të luftës ruso- turke, kur Rusia cariste synonte t’ia shtonte kufirin Bullgarisë nga Deti i Zi gjer buzë Adriatikut. Në këtë çast rreziku të madh shqiptarët provuan që janë, siç e thotë Ismail Qemali:  “Një racë e fortë që koha nuk mund ta mposhtë dhe kanë një gjen kombëtar që nuk vyshket nga ngjarjet e ndryshme”.

Dhe shqiptari ia mori luftës: “As për mua, as për ti, por për gjithë Shqipëri”.

përr më tepër lexoni Gazetën Telegraf