”Kujtimet” e tij H. Prishtina i shkroi turqisht dhe kallzimet e Syrja Vlorës ndaj I.Qemalit

930
Sigal

Dossier/ Skënder Luarasit  si historian e biograf i Isa Boletinit e I.Qemalit analizon  marrëdhëniet dhe akuzat e Hasan Prishtinës  ndaj tyre

Kujtimet e Skënder P. Luarasi

Hasan Prishtina ose Hasan Ahmet Haxhi Ali Berisha dhe “Kujtimet” e tij

Hasan Ahmet Berishën, i  njohur pas shpalljes së Hyrijetit me mbiemrin Prishtina, e njoha personalisht në Vjenë, ku banoi si emigrant politik pas arratisjes së tij nga Shqipëria përpara emigracionit të demokratëve në dhjetor 1924. Hasani, që njihet edhe me mbiemrin e fshatit të tij Palanca, lindi më 1873 si nip i një malësori të varfër, rroi e jetoi si bir i një beu nga më zengjinët e perandorisë otomane dhe vdiq i vrarë nga një trim i tij i pabesë, të cilin Hasani e pati dërguar në Tiranë të vriste Ahmet Zogun. I ati, Ahmet Haxhi Ali Berisha, në ortakëri me Ismail pashë Dibrën duke kontraktuar ushqimin e ushtrisë otomane, grumbulloi pasuri tepër të madhe në pak vjet xhaxhallarët e tij arrin shkallën e pashait. Hasani e kaloi rininë e tij larg Kosovës, në shkollë e shoqëri turke, prandaj nuk mundi ta njohë mirë popullin shqiptar, edhe gjuhën amtare e fliste me një theks anadollaku.

Disa shënime për kujtimet e H. Prishtinës

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf