Kolonel Myfit QORDUKA/ Kundëradmirali Ziqiri Mero-Atdhetari i përkushtuar, intelektual i kompletuar

1179
Çdo mëngjes e shikon të ngjisë shkallët pa u krusur, me trupin e drejtë, thua se mosha s’ka influencuar fare, paçka se ai tani ka mbi supe 95 vite të jetës së tij. Përshëndetet me shokë e miq dhe shkon në Komitetin Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, ku ka bashkuar kontributin e tij me atë të shokëve për organizatën e nderuar të veteranëve, gojë ëmbël i thjeshtë e me vëmendje i drejtohet sejcilit duke ndikuar që problemet që hasen, të marrin rrugën e zgjidhjes që i shërben individit dhe shoqërisë. Që nga rinia e tij, Ziqiriu dallohej për gjykim të ftohtë, mendime të pjekura, me dëshirën e mirë për të ndihmuar vartësit. Kjo e ka bërë atë të nderuar e të respektuar nga të gjithë dhe t’i dëgjohet fjala me respekt e dashuri. Po kush është kundëradmirali Ziqiri Mero? Ai u lind në fshatin Baban të Devollit më 26 mars 1920. Ky fshat është dalluar për atdhetarizëm, arsimdashës e punëtorë, ishte ndër të parët që përqafoi luftën ANÇ dhe dhanë kontributin e tyre të palëkundur në çlirimin e atdheut, përfshi këtu edhe familjen e shokut Ziqiri Mero. Por dëshira e djalit të ri nga Babani për dije e kulturë, për të marrë arsim ishte e madhe. Kështu mbasi mbaroi Normalen e Elbasanit, u emërua mësues në fshatin Panarit e pastaj në Hoçisht të Korçës. Që në Normalen e Elbasanit, Ziqiriu kish nisë aktivitetin e tij atdhetar pro LANÇ dhe e vazhdoi kur u emërua mësues duke bashkëpunuar me shokët që vepronin në terren dhe drejtoheshin nga qarkori i Korçës. Ai bie në sy të armikut për aktivitetin e tij, kështu jepet urdhëri për arrestimin e Ziqiriut por i shpëton arrestimit dhe kalon partizan në Çetën e Moravës. Në çetë ai shquhet për trimëri guxim. Për këto aftësi ai u zgjodh nga komanda e çetës për të shkuar në Vithkuq më 15 gusht 1943, në ditën e inagurimit të Brigadës së Parë Sulmuese ku Ziqiriu do të luftonte deri në fund për çlirimin e Shqipërisë. Në fillim në detyrën e komisar kompanie, gajtë aktivitetit luftarak të brigadës Ziqiriu shquhet si kuadër me aftësi organizuese, guxim e trimëri për të cilat iu besuan përgjegjësi të larta e deri zv/komisar i brigadës së parë. Mbas çlirimit të vëndit është një nga kuadrot e parë të lartë politikë që u përzgjodh për studime në BS, në Akademinë Lenin në Moskë të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Me kthimin në Atdhe, emërohet komisar divizioni në Korçë, me të njëjtën detyrë në Tiranë. Për punë të mirë ai arrin deri në zv/drejtor politik i ushtrisë, gjatë karrierës ushtarake, i jepet grada gjeneralmajor(kundëradmiral në marinë). Ziqiri Mero ishte një prej kuadrove kryesorë të flotës luftarake detare në b/p me drejtuesit e tjerë të saj, dha kontributin e tij në kalimin me sukses të një situate shumë të komplikuar politiko ushtarake që kaloi Flota në bazën e Vlorës në vitet 1960-1961, e cila bëri të dështojnë planet dhe qëllimet sovjetike për këtë bazë. Në këtë situatë të acaruar të mardhënieve Shqipëri-Rusi, me epiqëndër bazën e Vlorës, emërohet Ziqiri Mero, shef i degës politike të Flotës luftrako-detare. Kundëradmirali në këtë detyrë demostronte maturi , aftësi për të vlerësuar situatat dhe punën e ekuipazheve . Ai i vlerësonte problemet e vartësve, diskutonte me ta për të gjetur zgjidhje më të mirë. Koha vërtetoi se baza e acarimit vinte nga drejtuesit e Traktatit të Varshavës të cilët synonin të gjithë territorin e bazës përfshi edhe Sazanin, të kalonte nën komandën sovjetike, jo vetëm kaq por ata kërkonin gjithashtu që anijet nënujore dhe mbi ujore, anijet ndihmuese, etj, që ishin pronë e shtetit shqiptar, t’u jepeshin ekuipazheve sovjetike dhe shqiptarët të largoheshin nga baza. Gjë e pamundur! Kjo situatë shoqërohej edhe me tensione që vinin nga incidentet që ndodhnin çdo ditë pothuajse midis ekuipazheve. Kjo kërkonte punë të palodhur sqaruese e bindëse për të zgjidhur problemet. Ata që i kanë jetuar këto situata, i mbajnë mënd mirë çfarë ndodhi dhe si i kapërxyen këto situate në bazën e Vlorës. Kjo shënonte një faqe krenarie në historinë e flotës luftarake detare. Kundëradmirali i ndiqte vetë situatat, zbriste në bazë jo vetëm për të dhënë udhëzime por edhe për të njohur nga afër me problemet dhe për të dhënë rrugëzgjidhje, pra në bllokun e shënimeve nuk mbante shënime se çfarë konstatonte por shënonte çfarë dhe si do të zgjidheshin problemet e ngritura. Në proçesin e punës edukuese dhe në bisedat që zhvillonte bënte kujdes që puna e Partisë edukuese dhe ajo ushtarake të zhvillohej si një e pa ndarë, në epiqendër të kishin plotësimin e detyrave, gadishmërinë luftarake dhe shëmbullin personal të kuadrove si dhe forcimin e pareshtur të mardhënieve kuadër- detar. Kundëradmirali shpesh përmendte domosdoshmërinë e vlerësimit të punës së vartësve dhe disa i mbajnë mënd dhe sot. Puna është të konsultohemi me njerzit, t’i dëgjojmë me vëmendje se ata i dinë më mirë ku janë difektet e punës, se e kanë në kurriz. Pra për ne është e kollajshme të bëjmë konkluzione nga zyra, shprehej ai. Për kundëradmiralin kanë shumë kujtime njerzit që kanë punuar me të. Dhiogjen Gjergji në librin e tij të kujtimeve për Ziqiri Meron shkruan:” …më thirri në zyrë shefi i degës politike për një letër që kish dërguar ‘vigjilenti”, ku i vinte në dijeni se unë paskësha qënë shpehur kundër korpusit të paqes…” Një hërë tjetër në bisedë e sipër Dhiogjen Gjergji u shpreh kundër vilave të ujit të ftohtë. Në vënd të tyre mund të ishin ndërtuar banesa për njerzit-kish shkruar ai. Shefi në mënyrë njerëzorë më drejtohet : Hë si është puna- mbasi lexoi letrën. Unë i emocionuar si oficer i ri, nuk mbaj mënd ta kem bërë këtë bisedë. Pastaj mua s’ më ndan asgjë nga pushteti popullor. Edhe ne e dimë, vijoi kundëradmirali, prandaj them ta diskujtojmë së bashku. Mos të të shkojë mëndja te kjo bisedë sot. Zëre se nuk e kemi bërë dhe bashkë me shokët luftoni për kryerjen e detyrave. Mund të ndodhë që të themi një fjalë më tepër, por gjithë ……..ishte këshilla e tij sa këshilla e një eprori po aq dhe e një prindi. Ai njeri kishte përvojë të madhe në punën me njerzit, i kuptonte emocionet e një oficeri të ri që merrte një goditje pavarësisht se ajo i ngjante rikoshetës. Doli fjala e kundëradmiralit. Mua nuk ma përmend njeri këtë rast. Vazhdova shërbimin nga anija deri në Ministrinë e Mbrojtjes. I tillë pra është kundëradmirali Ziqiri Mero. Kontributi i dhënë gjatë luftës, dekoratat që mban, mbi 16 copë, titujt e nderit si ai “Qytetar nderi i rrethit të Devollit, i Korçës’, titullin “Nderi i Shoqatës së Detarisë Shqiptare, etj, i lartësojnë figurën Ziqiri Meros… Në mbyllje shoku ynë Ziqiri Mero mbush 95 vjet të jetës së tij dhe është aktiv në mbrojtje të LANÇ të popullit shqiptar. Gjithashtu, frymëzuese janë vlerat që mbron e vlerëson kundëradmirali për traditat detare.