Koçi Tahiri: Mihallaq Ziçishti një burrë i pashëm, por pa eksperiencë në drejtim të bujqësisë

2094
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish- agronomi dhe i përndjekuri politik Koçi Tahiri: Piro Naçe pedagogu që më ndihmoi të punësohesha si agronom

Mbasi mbaroi Teknikumin Bujqësor “Irakli Tërova”, u emërua në rrethin e Librazhdit, agronom në kooperativën bujq në Librazhd Katund, ku për fatin e keq nuk mbushi as dy muaj. Pasi kishte një muaj që kishte filluar pune, e caktojnë të zëvendësonte Kryetarin e kooperativës, i cili kish shkuar në kursin gjashtë mujor për kualifikimin e kryetarëve në Tiranë. Por për çudinë e tij pa mbushur as dy javë, pushohet nga puna. Shkak na doli se kishte gjyshin e pushkatuar dhe si bir i një ballisti. Nën këto kushte detyrohet të largohet nga puna dhe shkon ushtar, por dhe aty për fat nuk ju nga hija e biografisë. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, pas shumë peripecive ju duk sikur fati i kishte ardhur te pragu i derës, ku me ndërmjetësimin e profesorit të tij të nderuar z. Piro Nace, unë fillova punë në Kooperativën Bujqësore të Vloçishtit, e pikërisht në sektorin e Fushë Maliqit – Plovisht,  (kjo kooperativë ishte një nga kooperativat më të mira jo vetëm në Qarkun e Korçës, por dhe në shkallë vendi, kjo kooperativë ndante nga 180-190 lek për ditë punë).

Si organizohej drejtimi i kooperativës  apo i ndërmarrjes, ku ju keni punuar?