Kastriot Bezati: Më 6 maj 1914, dita e Shën Gjergjit, andartët grekë filluan ofensivën kundër Frashërit

727
Sigal

DOSIER/ Flet historiani Kastriot Bezati: Frashëri – simbol i atdhedashurisë, diturisë dhe kulturës në Shqipëri

Tmerret greke

Në fshatrat e tjerë të Dangëllisë u dogjën në Selenicë të Frashërit  52 shtëpi, në Zavalan 43, Miçan  32, Kreshovë 25, Goroshian 23, Koblarë 22, Gostomicke 22, Strenec 20, Vërçisht 11, Soropull 13, Kakos 11, Kostrec 4, Ogren 1, Mbreshtan 1, Piskal 8, Qeshibes 9, Radovickë 24 dhe Qinam 23 shtëpi. Nga andartët grekë në Frashër u plaçkit dhe pastaj u dogj edhe Teqeja, – shkruan Kosta Papa Tomori.

 Më 6 maj 1914, duke u gdhirë dita e diel, dita e Shën Gjergjit, andartët grekë filluan ofensivën kundër Frashërit. “Të gjitha shtëpitë e Frashërit kishin nga një flamur të Shqipërisë edhe nëpër dritare, të cilët u dogjën bashkë me shtëpitë. Tym e flakë u bë Frashëri”, – shkruan prifti atdhetar Kosta Papa Tomori në librin “Barbarizmat greke në Shqipëri. Kujtime historike 1913-1914”.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf