Jovan BIZHYTI/ Roli i Spiro Moisiut dhe Xhorxhi Robos për krijimin e Frontit Antifashist NÇL në Myzeqenë e Lushnjes

969
Sigal

Flitet për masakrën e Golemit, por nuk thuhen shkaqet pse ndodhi ajo, pse ndodhi kjo përplasje që çoi në këtë tragjedi?

(Mbështetur dhe në kujtimet e tyre)

 Pas Konferencës së Pezës në shtator 1942, në të gjitha krahinat e vendit u shtrua detyra për ngritjen e Këshillave NÇL, që do të drejtonin jetën politike e shoqërore të popullit dhe bashkimin e tij në një front të vetëm pa dallim feje, krahina dhe ideje në luftën për çlirimin e vendit. Rreth dy muaj pas Konferencës së Pezës, në 10 nëntor 1942, në qytetin e Lushnjes u thirr mbledhja për krijimin e Këshillit Antifashist NÇL të qytetit në shtëpinë e nacionalistit Ali Kuçi, ku morën pjesë përfaqësues nga shtresa të ndryshme, nacionalistë, tregtarë, bejlerë dhe figura me bindje të ndryshme politike. Një rrol të rëndësishëm në organizimin e kësaj mbledhje kanë luajtur Spiro Moisiu dhe Xhorxhi Robo. Spiro Moisiu kishte ardhur në qytetin e Lushnjes mbas lirimit dhe dënimit për arsye të dezertimit nga fronti i luftës Italo-Greke në vitin 1940, ku ai si komandant i batalionit “Tomorri”, kundërshtoi urdhrat e organeve eprore ushtarake fashiste dhe nuk pranoi hapjen e zjarrit dhe sulmin ndaj ushtrisë greke, që mbronte vendin e vet nga sulmi pushtues i fashistëve italian.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf