Jani Lufi:Pas pushkatimit të tre gjeneratave në vitin 1974, filloi burgosja dhe internimi i 1.500 oficerëve të lartë

820
Sigal

 Flet Jani Lufi: Pas vitit 1981 u godit Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, por ushtria shqiptare vazhdoi detyrat fisnike për mbrojtjen e vendit

  (Vijon nga numri i kaluar)

 Pas një pauze të shkurtër, udhëheqja, u fut në rol, për veprimin kryesor, që tronditi shoqërinë shqiptare. Një herë në mëngjes, televizioni publik njoftonte se anëtar i grupit puçist ishte dhe Petrit Dume, shefi i Drejtorisë Politike të ushtrisë, Hito Cako dhe disa gjeneralë të tjerë. Akuza e bujshme ndaj Petrit Dumes dhe  deklarimi i tij, si komplotist, solli çoroditje në popull dhe në ushtri. Pas kësaj, vendin e përfshiu një mosbesim total dhe dëshpërim. Radio – Televizioni dhe shtypi, i ndotën me baltë, gjeneralët e ndershëm. Mashtrimi e shpifjet e fyen dhe e poshtëruan shoqërinë shqiptare. Frika dhe tradhtia morën përpjetë në vend. Ngjarjet tragjike të verës dhe vjeshtës 1974, e transformuan Shqipërinë, në një shtet policor, që lidh gjenocidin, me fatin e gjeneralëve dhe oficerëve.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf