Idriz LAMAJ/ Veprimtaria diplomatike e patriotit shqiptar që vdiq duke punuar për kombin shqiptar

730
Sigal

E vërteta e anëtarësimit në Paris, si anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, me iniciativën e Mehdi Frashërit

Me 26 gusht 1949, shpallet në Paris Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,  nën kryesinë e Mitat Frashërit. Për themelimin e atij Komiteti shkruan gazeta të ndryshme perëndimore. Gazeta: “The Christian Science Monitor”, e 26 gushtit 1949, bëri këtë njoftim:  “… qëllimi i tij do të jetë  përfaqësimi i të gjitha shtresave shqiptare të cilat dëshirojnë  vendosjen e një qeverie e cila respekton të drejtat dhe lirinë e shtetasve të vet  Në këtë Komitet përfshihen personalitete të shquara shqiptare në sferën shoqërore dhe politike dhe do të ketë selinë e  vet në Nju York…”. Në fakt, ndryshe nga ç’shkruan gazeta e mësipërme, në atë komitet përfaqësoheshin vetëm disa nga rrymat politike nacionaliste të mërgimit. Grupet politike që kishin mbetur jashtë përfaqësimit në Komitet, filluan menjëherë reagimin e tyre serioz. Vasil Gërmenji, i pa angazhuar në asnjë grupim politik, pa vonuar, në fillim të vitit 1950, përmes buletinit “I mërguemi”, përkrah idenë për një përfshirje sa më të gjerë në këtë komitet.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf