Historiku i vërtetë i krijimit të Shoqatës “Labëria”

746
Sigal

Ringritja e Degës së Tiranës

 Dega e Tiranës, sërish do të vlerësohej si pikënisje për ringritjen e shoqatës. Përsëri, një grup intelektualësh, edhe nga ish nismëtarët e krijimit të shoqatës “Labëria” në vitin 1991 e të tjerë, të cilët shqetësoheshin për gjendjen e Labërisë, veçanërisht në rezultat të ngjarjeve të Marsit 1997, si: Ago Nezha, Arseni Stroka, Daut Gumeni, Halil Qëndro, Halo Abazi, Hiqmet Gërbi, Ibrahim Gani, Izmet Isufi, Lavdie Gjika, Nimet Balili, Xhemil Çeli, etj, biznesmenët labë që kurrë nuk ju ndanë shoqatës si Fatmir Toçi, Enver Guga, Gafur Duda e Kastriot Zotaj, morën nismën të ringrenë shoqatën “Labëria”. Fillesat e kësaj nisme duken aty nga muaji shtator 1997, duke u intensifikuar e konkretizuar në tremujorin e parë të vitit 1998. Mbështetjen kryesore ata e gjetën te veteranët e LANÇ, ata që për lirinë e pavarësinë e Atdheut nuk kursyen as jetën e tyre. Edhe pse të rënduar nga vitet e moshës, veteranët u vunë në shërbim të idesë së ringritjes së shoqatës duke u bërë edhe nga propagandistët më të flaktë të saj. Ndër më aktivët mund të përmenden: Arif Hasko, Dajlan Memushi, Hajro Haxhiu, Nuredin Dushani, Xhafer Peçi, Sinan Xhemili, Arif Bizhga, Dajlan Buxheli etj. Në këto rrethana, nismëtarët e ringritjes së shoqatës, vendosën e morën masat praktike që punën ta fillojnë me ringritjen e Degës së Tiranës, e cila tashmë nuk funksiononte.

 Më 13 Janar 1998

Xhemil Çeli e Izmet Isufi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf