Hekuran Hysaj: Për kreun e çetës së parë në Skrapar, Tajar Grepçka

1285
Sigal

Tajar Grepcka, kuadër i rëndësishëm në LANÇ, njeri me virtyte të larta

 

Tajar Grepcka ka lindur në fshatin Grepckë të rrethit Skrapar në një familje të njohur atdhetare .Arsimin fillor e kreu në shkollën e Vërzhezhës ndërsa të mesmen në Normalen e Elbasanit ku dhe u emërua mësues në vitin 1935. Në po këtë vit merr pjesë në Lëvizjen antizogiste së bashku me të vëllanë, luftuan në krahë të Riza Cerovës .Tajari u arrestua pas kësaj veprimtarie por pas dy muajsh u lirua dhe do të shkonte tani mësues në fshatin Prishtë ku dhe punoi tre vjet. Më pas kthehet në Berat. Tani ishte periudha e zezë e pushtimit fashist italian, ishte e natyrshme që Tajari të ndodhej në radhët e para të rezistencës antifashiste në Berat. I lidhur ngushtë me militantët e njohur, Kahreman Ylli, Myqerem Fuga, Ajet Xhindole, Margarita Tutulani e Ilias Sevranit ai do të aderojë shpejt në gjirin e PKSH. Në shkurt të vitit 1943 ai do të zgjidhej anëtar i Komitetit Qendror për Beratin. Në Shpirag dhe në Mallakastër fashistët Italian së bashku me kolaboracionistët vendas në qershor të vitit 1943 ndërmorën një operacion kundër forcave partizane. Pikërisht këtu Tajari gjeti një terren shumë të përshtatshëm, një popullsi e gatshme për të rrëmbyer armët. Tajari ka meritën për krijimin e çetës së parë në Skrapar, të batalionit të parë partizan dhe të grupit të dytë të Shpiragut që përfshinte dhe partizanë nga zona e Urës Vajgurore, Rroskovecit e më gjerë .Dhe në krye të këtij grupit partizan vendoset komandanti Vangjel Doga dhe komisar Tajar Grepcka. Por sulmi mbi Shpirag ndeshi në rezistencën heroike të partizanëve të asaj krahine. Përpjekja qe e përgjakshme që populli e përkujton çdo vit. Si komisar i grupit të Shpiragut Tajari tregoi shpirt të lart atdhetarie dhe aftësi prej kuadri organizues. Pas plagosjes së Iliaz Sevranit, komisarit të grupit të tretë të Skraparit në betejën e Tendës së Qypit, Tajari emërohet komisar i këtij grupi. Me krijimin e Brigadës VII Sulmuese në Vlushë të Skraparit, Tajari emërohet Komisar batalioni dhe luftoi me heroizëm në krye të shokëve për çlirimin e Shkodrës më 1944 e deri në Vishengrad. Me krijimin e Bridadës së 27-të Sulmuese në Shkodër Tajar Grepcka emërohet komisar i kësaj brigade me komandant Sadik Bekteshin. Në vitin 1945 Tajari emërohet komisar i Brigadës së 16-të Sulmuese. Pas çlirimit të vendit Tajarit iu besuan detyra të rëndësishme si : Komisar regjimenti, sekretar i parë i Beratit, kryetar dege në Elbasan, zv drejtor i drejtorisë së personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe para se të dilte në pension deputet në legjislaturën e dytë të Kuvendit Popullor.