Hazis Gjergji: Tetor 1941, ankthe lufte në Tiranë.Si e fali Vasil Shanto atentatorin e plagosjes së tij…

596
Sigal

80 vjet më parë

Tetor, 1941, ankthe lufte në Tiranë

  • Si e fali Vasil Shanto atentatorin e plagosjes së tij
  • -Një patrullë agjentësh çiklistë të veshur civilë do ruanin në distancë të vogël  veturën e të Shkëlqesisë Vërlaci, për spostimet brenda qyetit;
  • -Një patrullë agjentësh çiklistë të veshur civilë do ruanin Shkëlqesinë e tij Mborja;
  • -Një veturë e vogël 1100, me tre agjentë të veshur civilë, të armatosur me armë automatike “musket” do të jetë në gatishmëri si eskortë për udhëtimet jashtë qyetetit.”

Gjatë kërkimeve të këtij viti në Arkivin Qendror të Shtetit të RSH në Tiranë u zbuluan dokumente të rëndësishme mbi situatën politike e luftarake në Shqipëri dhe aksionet e Çetës Antifashiste të Myslim Pezës. Në vjeshtën 1941 e vitit çeta antifashiste e Pezës ishte shtuar tashmë me luftëtarë të rinj studentë, punëtorë e fshatarë. Qysh më 16 gusht 1941, Sekretari i Shtetit Fashist Italian për Çështjet Shqiptare, Angjelin Korrias (it. Angielino Corrias) i kishte dërguar Mëkëmbësisë së Përgjithshme në Tiranë këtë informacion: “Nga një burim konfidencial, i datës 13 gusht 1941, sinjalizohet se një pjesë e çetës së njohur të Myslim Pezës është transferuar në zonën midis Tiranës, Kavajës dhe Elbasanit me qëllim për të grumbulluar  elementë kundër nesh dhe mobilizimin e tyre në një kryengritje të ardhshme shqiptare (në origjinal: nell’intento di organizzarvi elementi a noi contrari che dovrebbero agire in una prossima presunta insurrezione albanese.) Kjo [kryengritje] do të drejtohet nga dy vëllezërit Myslim dhe Shyqyri Peza…” (në origjinal: Questa sarebbe appunto capeggiata dai due fratelli Myslim e Shyqyri Peza) (AQSH, F. 161, V.1941, D. 535, fl. 22).

Në një informacion, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Mëkëmbësisë së Përgjithshme, Salvatore Meloni, Nga ministri i Punëve të Brendshme, Maliq Bushati, vetëm në qarkun administrativ të prefekturës së Durrësit, në muajin gusht ishin numëruar rreth 60 të arratisur, ndërsa në shtator numri i tyre parashikohej të arrinte në 90-100 vetë.

Më 18 shtator 1941, Shefi i Shërbimi Informativ Ushtarak (it. SIM), nënkolonel Andrea Maderni, do t’i dërgonte Mëkëmbësisë së Përgjithshme dhe Komandës së Përgjithshme të Karabinierisë Mbretërore në Shqipëri këtë informacion:

“Banditi MYSLIM PEZA kishte shprehur dëshirën për të kryer në Tiranë, sapo t’i jepej mundësia, akte dhune kundër armiqve të tij kryesorë, ndër të cilët janë për t’u theksuar: Kryetari i Qeverisë, VËRLACI dhe Sekretari i Shtetit, TEFIK MBORJA (germat kapitale janë të kopjes origjinale italisht)

Të nesërmen reagoi menjëherë Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierisë Mbretërore, gjeneral brigade Xhuzepe Palieri (Giuseppe Paglieri) urdhëroi vënien nën kontroll e vëzhgim të selive të dy personaliteteve të larta fashiste në Shqipëri. (AQSH, F.153, V.1941, D. 129, fl.55)

Më 24 shtator 1941, Zyra Mbretnore e Policisë së Tiranës (Kuestura e Tiranës) raportoi masat e marra me urgjencë:

Drejtorisë Qendrore të Policisë Tiranë

Komandantit të Repartit të Agjentëve dhe Automjeteve Tiranë

Komanda e Brendshme të Kompanisë së Karabinierisë Mbretnore (Ç.RR.) në Tiranë ështësinjalizuar me telegramin nr.281/47 i datës 22/09/1941 dhe ka konstatuar se shërbimet që do të riaktivizohen patjetër janë absolutisht të pamaftueshme (nënvizimi në origjinal) për të garantuar sigurinë e personave në fjalë, për arsyet që vijojnë:

  1. Kemi të bëjmë me një çetë me shumë pjesëtarë të armatosur, të përgatitur për luftë dhe të përbërë nga elementë shumë të guximshë
  2. Peza operon, padiskutim, gjithashtu në shërbim të I. S. (Intelligence Service), dhe për këtë arsye disponon mjete të pakufizuara dhe një rrjet të gjerë informacioni dhe përkrahë
  3. Në një rast të papritur, edhe në Tiranë mund të ndodhë lehtësisht një atentat, nëse nuk pengohet nga mjete dhe burra të mjaftueshëm, dhe gjithashtu të armatosur në mënyrë
  4. Një patrullë me agjentë me biçikleta nuk mund të ndalojë në mënyrë absolute kryerjen e një atentati ndaj Kryeministrit Vërlaci, ose ndaj Shkëlqesisë Mborja, duke mos hequr mundësinë e vështirësive, të mos themi pamundësinë për të ndjekur lëvizjet e tyre me biçikletë pa pasur një marrëveshje paraprake të domosdoshme me vetë Po ashtu, nuk është i mjaftueshëm shërbimi i sigurisë në banesat private, me të cilin merret Arma e Karabinierisë Mbretnore (Ç.RR.

Sipas mendimit të personit që ju shkruan, duhet të operojmë me shumë gjakftohtësi dhe të llogarisim mirë mjetet që kemi në dispozicion dhe masat e sigurisë që do miratojmë. Duke qenë se policia (me pajimet që ka) dhe Arma e Karabinierisë Mbretërore zhvillojnë edhe shërbime të tjera, nuk mund të garantojnë shërbimin kujdestar të nevojshëm në çdo moment, sidomos nuk mund të përballojnë sulme të përgatitura dhe të zbatuara nga një çetë efektive si ajo e Myslim Pezës. Unë do ta konsideroja të përshtatshme të kërkoja për këtë detyrë delikate pjesëmarrjen e forcave të tjera të armatosura.

Në pritje të dispozitave konkrete të kësaj zyre superiore, duke filluar nga nesër do të ofrohen këto shërbime:

  1. Një patrullë agjentësh çiklistë të veshur civilë me detyrën për të ndjekur në distancë të vogël (në limitet e mundura normalisht) veturën e të Shkëlqesisë Vërlaci, për spostimet brenda qyetit;
  2. Një patrullë agjentësh çiklistë të veshur civilë për të kryer të njejtin shërbim ndaj Shkëlqesisë Mborja;
  3. Për më tepër, një veturë e vogël 1100, pa kapotë, me tre agjentë të veshur civilë, të armatosur me armë automatike “musket” do të jetë në gatishmëri si eskortë për udhëtimet jashtë”

Kuestori

(B. Scaminaci)(AQSH, F. 153, V.1941, D. 124, fl. 57-58)

 

Në një informacion, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Mëkëmbësisë së Përgjithshme, Salvatore Meloni, Nga ministri i Punëve të Brendshme, Maliq Bushati, vetëm në qarkun administrativ të prefekturës së Durrësit, në muajin gusht ishin numëruar rreth 60 të arratisur, ndërsa në shtator numri i tyre parashikohej të arrinte në 90-100 vetë. “Për këtë arsye,” i shkroi ai më 22 shtator 1941, “kishim me propozue që prej Divizionit të Ushtrisë “Lupi di Toscana” që ndodhet në Krujë të shkëputen tre batalione për t’i vendosur në këtë mënyrë: njani batalion të zejë vend në mes të Rrogozhinës e të Peqinit; i dyti, pranë Urës së Beshirit dhe ndërmjet Ndroqit e Shijakut dhe tjetri në Fushë Krujë ose në Maminas, të cilët, në bashkëpunim të ngushtë me organet e Karabinierisë Mbretnore, të kontrollojnë krejt zonën e asaj province dhe kështu të çduken rranjësisht të këqinjtë, që me veprat e tyre po vejnë n’evidencë edhe prestigjin qeveritar.” (AQSH, F.161, V. 1941, D. 535, fl.24).

Në lidhje me këtë rrethim të trupave fashiste, ish-komandanti i Çetës Antifashiste të Pezës, Myslim Peza, dëshmon:

“Karabinieria dhe milicia vazhdonin të kërkonin informata për ne. Na vinin lajmet nga shokët e miqtë e ngushtë. Në zonën e Lis-Patrosit na kërkonte koloneli fashist Carlo Gario, që kishte luftu kundër nesh edhe më luftën e Pezës së Madhe, më 16 mars 1941. Në zonën e Cacabezit po na kërkonte togeri Tasim Bishqemi; në zonën e Peqinit deri në thellësi të krahinës së Pezës kishte hy kapiteni Hamdi Isufi dhe në krahun e Petrelës deri në Bulticë operonte toger Pjetër Gurakuqi.

Ma keq e kishim punën në zonën e Bulticës, se ishte më afër vendqëndrimit tonë dhe Gurakuqi kishte aktivizuar agjentin e vjetër të ish-mbretit Zog, Sinan Nuri, i njohur me emrin Sinan Bultica. Në kohën e Zogut, Sinan aga kishte pre në besë pesë miq tonë. Kur iku Zogu, Sinani u duk sikur e harroi zanatin e vjetër, por nuk thonë kot: ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Mue më njoftuen miqtë e mi, që të ruhesha nga Sinan Bultica, se ishte lidhun me Shefqet Vërlacin dhe kishte marrë armë prej toger Gurakuqit, të karabinierisë së Tiranës. Kjo tregonte qartë se Sinani ishte njeri i besueshëm i regjimit fashist.

Unë i pata çue fjalë Sinanit që të mos ngatërrohej me Gurakuqin, sepse do të kishte punë me ne. Po të donte armë i jepnim ne. Sinani nuk m’u përgjigj fare, përkundrazi, vazhdoi t’u shërbente trupave fashiste të ndjekjes me informata mbi lëvizjet tona. Për këtë’ arsye morëm vendim për ta ndëshkue si spiun të fashistave. Për ndëshkimin e tij shkuen shumë veta, nji ndër ta ishte edhe Vasil Shantoja…”

Sipas aktit të vdekjes, i depozituar në Arkivin e Gjendjes Civile në ish-Komitetin Ekzekutiv të Këshillit të Qarkut të Tiranës, atentati kundër Sinan Nurit është kryer në orën 19:30 të datës 10 tetor 1941. Në kthim të njësitit ,Myslim Peza kujton:

“Përjashta lehën qentë dhe ne kujtuem se u kthyen shokët e aksionit, por ishte Qemal Stafa dhe Zyber Loshi që po ktheheshin nga Tirana. U takuem me Qemalin dhe unë e ula, si gjithmonë, në krye të oxhakut. Ne po ia shpjegojshim Qemalit se si e kishim hallin atë natë, kur Vasili, Kajani, Shaba e shokët e tjerë të aksionit ia befën në dhomë. Aksioni i ngarkuem ishte kryer me sukses. Shaba na kallxoi se, kur roja i shtëpisë së Sinanit, u kishte dalë përpara dhe i kishte pyetun se kush ishin, ai i kishte përmendë emnin e Fadil Çelmetës, mbasi Nuret kishin krushqi me Çelmetjet. Kur Sinan Aga ishte dukun te shkallët, shokët tanë ia kishin mbështjellë të tre me nga dy të shtime pushkësh dhe e kishin hedhun përdhe.

Para se me fillue darka, Vasil Shanto më pëshpëriti lehtë në vesh. Ai kishte nevojë për pak alkool e ca lecka të pastra, por i vinte randë ta merrshin vesh të tjerët se roja i Sinan Bulticës e kishte plagosë në kambën e majtë.“Roja do ta paguej me kokë plagosjen tande”, i thashë gjithë mllef.

Po Vasili kishte mendim tjetër. “Jo, Babë”, më kundërshtoi ai. “Unë nuk e di se si asht ky njeri, po emnin nuk ia kemi ndigjue as për mirë, as për keq. Po të shtijë burri mbi njizet njerëz të armatosun, shqiptari ia fal.”

Kështu e fali atë natë Vasil Shanto atentatorin e plagosjes së tij

U shtrue darka dhe filluen urimet për luftën dhe fitoren tonë kundër pushtuesve fashistë të Atdheut dhe tradhtarëve vendas. Mbas muhabeteve të luftës filluen urimet për lindjen e djalit tim. Unë i pyeta shokët se çfarë emni t’i vejshim djalit. Fjala iu la Qemal Stafës. Ai propozoi emnin  Partizan. Me kët’ emën thirreshin të gjithë luftëtarët e çetave antifashiste të Europës që luftojshin në zonat e pushtueme prej fashistave. Kështu do të quheshin të gjithë ata që do të mbushnin edhe radhët e çetave tona antifashiste nacional – çlirimtare. Le të quhej edhe im bir me emnin Partizan.”