Hasan Tahsini nga Shkodra, në Berat, pastaj në Paris për të ideuar Universitetin e Stambollit

692
Sigal

Jeta e panjohur, e Tahsinit njohja me vëllezërit Frashëri, pushimi nga puna, idetë përparimtare dhe përpjekjet për alfabetin

Ninati

Ninati fshati i lindjes së Hasan Tahsinit është një fshat malor në pjesën verilindore të Konispolit. Një fshat i vogël, por mjaft i bukur.  Në këtë fshat të vogël të Çamërisë, Ninat, lindi në vitin 1811 Hasan Tahsini. Sami Frashëri, në veprën e tij “Fjalori enciklopedik, historik e gjeografik”, shkruante për banorët e kësaj krahine: “Janë të përmendur për trimëri, zgjuarsi, shkathtësi dhe për ekzekutimin e valleve të bukura”. Ai do të rritej me ninullat e nënës çame dhe me gjuhën e ëmbël të dialektit të Çamërisë… Ninati i sotëm ruan në kujtesë jo vetëm emrin e birit të tij të shquar, por edhe toponime të shumta si: Bregu i Sheshmadhes, Burimi i Gjurmulekës, Çep i Gjiklekës, Kroi i Shënkollës, që flasin për lashtësinë e këtij fshati. Në këto hapësira, ai për herë të parë ka dëgjuar zërat që vinin nga lartësitë e paana të qiellit dhe është mahnitur me lëvizjet e yjeve, lindjet dhe perëndimet e diellit, hënën. I ati Hasan Tahsinit, Osmani, ishte intelektual me kulturë të gjerë për kohën. Ai ka qenë kadi (gjykatës) në qytetin e Filatit.

Në vitin 1818 Osmani (babai) ftohet nga Mustafa Bushatlliu në Shkodër

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf