Harallamb Kota/ Shqiptarët, 39 kryeministra në Stamboll dhe shtatë Papë në Vatikan

686
Sigal

 DOSIER/ Kryeministrat shqiptarë të Perandorisë Osmane kurrë nuk i shërbyen atdheut të vet

 *studiues

 Historia tregon…

Në 31 gusht të vitit 2014, në shtypin shqiptar u botuan dy artikuj tepër interesant, për 39 kryeministra shqiptarë që administruan perandorinë otomane të sunduar nga Porta e Lartë në vitet 1475-1920 dhe 7 Papë që drejtuan Selinë e Shejtë në Vatikan nga viti 174 deri në vitin 1721. Për çudinë e të gjithëve, vjeshta e vitit 2014 hyri me shira të rrëmbyer, duke ndërprerë si me thikë ditët verore të plazhistëve. Një lajm makabër për vjedhjen e “Bankës Shqiptare” kishte pushtuar të gjithë vendin. Ndërsa përgatitjet për vizitën e papës në Shqipëri, po bëheshin në heshtje të plotë dhe sipas programit qeveritar. Pas këtyre ngjarjeve, kërkesat për ndryshime rrënjësore e “Ribërjen e Shqipërisë”, vinin nga kancelaritë perëndimore, duke na kujtuar vjeshtën e Stambollit më 1830, kur në lagjen Perra, në klubin e Mirban Arnautit u paraqitën “Pendat e Arta”: Hasan Tahsini, Naum Veqilharxhi, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi,Vaso Pasha, Ismail Qemali, vellezërit Frashëri-Abdyli, Samiu e Naimi dhe më pas shumë të tjerë, që kërkonin të ngjallnin Arbërinë, të krijonin shkrimin shqip dhe të bënin Shqipërinë shtet, sipas modeleve të shteteve perëndimore. Pas viteve 1990, klubi i “Mirban Arnautit” në qytetin e madh të Stambollit, gjallonte përsëri nga emigrantët e shumtë shqiptar të ardhur në Turqi,  pas përmbysjes së madhe politike në Shqipëri.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf