Golik Jaupi: Kur dëgjoi “Rrofsh sa moshë e kësaj toke”, Enveri u rrëzua nga karrigia

1611
Sigal

INTERVISTA/ Flet “Gjenerali” i këngës labe, Golik Jaupi

Ai ka filluar të këndojë qysh në moshën 10-vjeçare dhe për mëse 50 vjet nuk i është ndarë këngës. Ka në repertorin e tij mbi 600 këngë të cilat i dinë përmendsh, pa hezituar fare. Zëri i tij është dëgjuar në mbi 50 skena të botës, duke e ngritur në piedestal magjinë e këngës labe. Në të gjitha Festivalet e Gjirokastrës ai ka marrë çmime, duke u bërë kështu me grupin e Bënçës, një grup legjendar me vlerësime të pakrahasueshme se çdo grup tjetër. 23 tetor 1964, ishte dita kur ai këndoi për herë të parë përpara udhëheqësve të kohës dhe pastaj në çdo Festival ai merrte duartrokitjet e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Kënga “Rrofsh sa moshë e kësaj toke”, sipas tij, mbetet kënga hit, e cila është kërkuar mijëra herë, aq sa vetë Enver Hoxha kur e dëgjoi u rrëzua nga karrigia në Pallatin e Sportit. Ditën e pranimit si vend kandidat për në BE ai këndoi këngën: Ngrehu moj zemër bujare/Për të shkuarën mëkatare/lahu borxhin shqiptarëve/se pa ne s’do ishit fare

 Kur është krijuar grupi i Bënçës dhe kur përkon dalja juaj në skenë?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf