Gëzim LLOJDIA/ Kongresi i Lushnjës dhe vlonjatët që morën pjesë

1387
Sigal

Xhafer Belegu, në mesin e viteve 1934, verë qershor, u ka përcjellë shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizrenit. Dritën, botimit, ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”, “Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj 1978-1881”. Nga veprimet e marsit 1878, faqe 148, shkruhet: “Lidhja në jug: Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqisë e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres, vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug, u ba në teqenë e Frashërit, nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash. Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug: Abdyl Bej Frashëri, Mehemet Ali bej Vrioni, Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari, Mustafa Pashë Vlora, Muslim Gjoleka, Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit, Xhafer Bej Vlora, Thanas Ekonomidhi prej Sopiku, disa bejlerë prej Libohove, Vasil Hido, Petro Meksi prej Tepelene, Mihal Haritua nga Përmeti, Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati, Dhimitër Kolea. Lidhja në Jug u mbajt në 11 kallnuer 1878. Dhimitër Qypi Kolea ka qenë nënprefekt në Himarë dhe Lushnjë. Delegat i Vlorës në Kongresin e Lushnjës dhe financues”. Po citoj disa te dhëna marrë nga rilindësi Ibrahim Abdullai: “Kujtime te shkurtra nga Lëvizja Kombëtare në Vlorë, viti 1947, libri “Rilindasi Ibrahim Avdullai”, Bardhosh Gace. Fati e solli qe pas manifestimit te ditës se Flamurit, disa përfaqësues të Vlorës të thirren në Lushnje, ku disa atdhetare më në zë organizuan Kongresin e Lushnjës. Organizmi i një kongresi kombëtar siç na thanë Dhimitër Qypi, Halim Xhelo, Jani Minga, Myqerem Hamzai që u kthyen prej andej, na bënë me krahë, pasi atje shikonim shpresën tonë për të fituar Shqipërinë. Më 26 dhjetor 1919, në shtëpinë e Osman Haxhiut, me kthimin e përfaqësuesve të Vlores nga Lushnja, u zgjodh një nënkomitet për të zgjedhur delegatet e Vlorës. Anëtarë të këtij nënkomiteti u zgjodhën: Osman Haxhiu, Abaz Mezini, Aristidh Ruci, Dhimiter Qypi, Beqir Sulo, Ymer Radhima, Myqerem Hamzarai, Hamza Isai, Eshref Dano, Ibrahim Abdullai. Anëtarë të komisionit për organizimin e Kongresit të Lushnjës ishin caktuar edhe Halim Xhelo dhe Dhimitër Qypi. Vlonjatët zgjodhën për në Kongresin e Lushnjës 4 delegatë, 5 përfaqësues. Ja lista e plotë: Dhimitër Qypi, Qazim Kokoshi, Myqerem Hamzai, Ymer Radhima, Osman Haxhiu, Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Hamza Isai, Halim Xhelo. Këta përfaqësues morën me vete edhe 5 shoqërues të armatosur. Pas ditës së parë thotë autori B. Gace në librin “Rilindësi Ibrahim Avdullai”: “Mesapliku dhe Kurveleshi dërgoi 6 përfaqësues të tjerë në përkrahje të kongresit. Në senat u zgjodhën nga Vlora: Qazim Koculi, Spiro J.Koleka, Sadulla Tepelena, Myqerem Hazmai”. Pra përfaqësues nga Vlora dhe krahinat ishin 9+6=15. Arsye ishte për një shpërndarje dhe përfaqësim të të gjithë krahinave. Lista e parë ishte e përfaqësuar vetëm nga delegatët e qytetit të Vlorës. Krahina e Mesaplikut dhe Kurveleshit dërgoi ditën e dytë, 6 përfaqësues të sajën. Patrioti Dhimiter Qypi, me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare, si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij ka ngecur nën rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një thatësirë për këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e rilindjes, madje edhe ato vlonjate, që dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime, harresa e historianëve u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë. Shtëpia muze, Kongresi i Lushnjës, kryesisht historiani Niko Ferro, na mundësoi një fotografi të këtij patrioti e cila gjendet aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton e cila i përket atyre të viteve ’20. Kjo fotografi përbën interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë figurën e këtij patrioti. Të afërmit e tij nuk disponojnë një foto as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh. Qypi sjell interes, edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100 vjetorit, momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor.

 DHIMITËR QYPI NË KONGRESIN E LUSHNJËS

  Fotografia nga shtëpia Muze e Kongresit të Lushnjës

 Patrioti Dhimitër Qypi, me një kontribut të rëndësishëm në kulmin e përndritjes tonë kombëtare si dhe aktiviteti i mëvonshëm i tij, ka ngecur nën  rrotat e mullirit të kohës. Vetëm një shkrim dhe përmendje nëpër libra të aktivitetit të tij patriotik regjistrojnë një thatësirë për  këtë figurë historike. Ka prurje të madhe për figurat e rilindjes madje edhe ato vlonjate, që  dhanë kontribute për pavarësinë tonë kombëtare. Ndërsa pritej që pas çlirimit të Shqipërisë të merrte vlerësime, harresa e historianëve  u bë më e madhe dhe rëndesa e errësirës më e errtë.

 Shtëpia muze “Kongresi i Lushnjës”, kryesisht historiani Niko Ferro, na mundësoi një fotografi të këtij patrioti  e cila gjendet  aktualisht në muzeun e Kongresit të Lushnjës. Historiani në fjalë jep këtë shpjegim për foton e cila i përket atyre të  viteve ’20. Kjo fotografi përbën interes sepse është e vetmja foto që do të pasqyrojë  figurën e këtij patrioti. Të afërmit  e tij nuk disponojnë një foto, as edhe në arkivat e qytetit historik nuk gjendet. Gjetja e një fotografie për të bërë portretin e patriotit Dh. Qypi sjell interes edhe për faktin që ky muze ka bërë në ruajtje dhe dokumentimin e figurave që patën kontribute në Kongresin e  Lushnjës. Ndërsa kemi prekur vitin e 100 vjetorit, momenti për të zbardhur figurat e këtij përvjetori mbetet pikënisje për evenimentin kryesor. Mirëpo në 5 maj 1930,  shuhet shpirti i ndriçim i këtij rilindësi ka shtegtuar përgjithmonë. Kemi një dokument origjinal që vërteton këtë nga ofiqari i gjendjes civile: “Sot, më tre nëntor 1930, ora 16, Telo Noçkës, sekretar i gjendjes civile i deleguar nga zv/kryetari i bashkisë, për të përmbushur detyrat ofiqarit të gjendjes civile, më mëriti kopja e vendimit e gjyqtarit të Vlorës Nr 442, dt 3 korrik 1930, masi e vizitova e rreshtova në volumin e të lidhurave të këtij radhori dhe këtu poshtë transkriptoj diapozitivin e tij. Prandaj gjyqi vendosi: Dhimitër Qypi, ish-nënprefekt i Lushnjës, ka vdekur në 5 maj 1930, ofiqari T.Nocka…” I biri i Dhimitrit, Platoni, martuar në vitin 1940 në shtetin italian, kthehet befasisht paslufte në tokën e tij. Kolejat ishin të pasur dhe fëmijët e tyre kërkuan të shkollohen si paraardhësit e tyre. Mirëpo aty nga viti 1946, kthimi në atdhe shtrëngohet të pësojë një zhgënjim të tmerrshëm. Nuk merret me mend sepse nuk kishte orë ndriçimi në ato vite paslufte dhe kur shteti shtrëngonte radhët për tu afruar drejt lindjes, duke rrëzuar çdo urë që na lidhte me perëndimin. Duke qenë i shkolluar punoi si fillim në gazetën “Federata sportive”, gjyqtar në gjykatën Durrës, Lezhë. Avokat në Tepelenë dhe në Ballësh. Mirëpo shteti ndërtoi burgjet për të burgosur njerëzinë. Kështu, Platoni, i biri patriotit Dhimitër Qypit Kolea, do të burgosej. -“Kur u arrestua babai, isha shtat vjeç- rrëfen Marked Kolea, -ndërsa më i vogëli 1 vjeç. Viti i arrestimit duhet të ketë qenë në 1957, kur e mbyllën në burgun e Tepelenës. Nëna ime pra, Liri Kolea, ishte mbesa e Selam Musajt. 4 vite burgimi dënohet avokati i njohur. I martuar me tre fëmijë, e bija e Selam Musa Salarisë, Metua, vajza e këtij luftëtari të shquara të vitit 1920, e mbajti në shtëpinë e saj të bijën, Lirinë, bashkëshorten e Platonit. Absurdi që lexohet shkurtazi është: -Platoni, i biri i Dhimitrit që financoi Kongresin e Lushnjës, dergjej në burg. Metua, vajza e Selam Salarisë do të duronte hidhërimin që i solli regjimi duke i burgosur dhëndrin në Tepelenë. Platoni përfiton nga një amnisti duke u kthyer në qytetin e lindjes. Avokati i Padovës tash zë fill në një formë të re rrëfimi, punëtor gjeologjie duke gjezdisur neper vende kërkimi.

 Trung i fisit Qypi

Skeda fillon me atësinë e Dhimitrit, që quhej Themistokli. Për të ëmën nuk disponojmë të dhëna, kryesisht për emrin, ndërkaq bashkëshortja  e tij quhej Melpomeni. Prejardhja e tij nga Berati. Vendlindja Vlorë, diku nga vitet 1886. Ka të dhëna se kanë ardhur në Vlorë dy shekuj më parë. Koleat ishin tre vëllezër. I pari quhej Spiro. Ka pasur djalë Harilla Kolean, oficer me gradë në luftën e Vlorës. Ka qenë drejtor burg në vitin 1943. Shenjë e veçantë është se njësitet guerile kanë pasur respekt sepse Harrilla i njoftonte duke u dhënë të dhëna  konspirative të rëndësishme për luftën çlirimtare. Harilla besohet dhe ka të dhëna se ka qenë edhe kuestor në Kosovë. Markua, e renditëm ne pikërisht të dytin,por jo më pak patriotë. Madje me një kontribut në luftërat shqiptare për liri dhe pavarësi, të shquara për kryengritjet e vitit 1911, kur pritej shpërthimi dhe ngjarja madhore për kombin shqiptar, pavarësia madhe. Pjesëmarrës në kuvendin e dëgjuar të Sinjës. Ka pasur dy çupa. Njëra martuar me Jakov Milen, tjetra martuar me avokatin bregas që mbrojti jezuitët.