Gëzim Çela/ Nexhmije hoxha, Ministria e Punëve të Brendshme dhe nëna ime

830
Ishim të sfilitur, duke u endur burgjeve, kampeve të punës së detyruar dhe kampeve të internimeve, që në atdheun tonë ishin çelur si këpurdhat pas shiut, që nga Jugu i Shën Vasisë deri në Veriun e largët, mbas çlirimit dhe vendosjes së diktaturës komuniste.
Përpos atyre që ishin nëpër burgje dhe kampe, po aq e rëndë dhe dëshpëruese ishte dhe për familjet e tyre, që u duhej të hiqnin nga sofra e këtyre të skamurve kafshatën e bukës dhe të merrnin rrugë të largëta për të shkuar ndër ato kampe të skajshme, që shpesh nguleshin nga një vend në tjetrin dhe që shpesh herë ishin dhe larg rrugëve të komunikacionit, duke i detyruar familjarët që të bënin udhë të gjata në këmbë me ndonjë trastë të hedhur në kurriz.
Pjesë e këtij kalvari prej 22 (njëzet e dy, tre herë) vjetësh i takoi nënës sime, që veç meje nuk kishte njeri tjetër në këtë botë, të endej, duke filluar që nga burgu i Shkodrës, në kampet burgje si ai i Rinasit, ku ndërtohej aeroporti; në Thumanë dhe Gjorm, ku bënim kanale për tharjen e kënetës; në Rubik ku ndërtonim fabrikën e bakrit (arit); në Laç fabrikën e superfosfatit dhe së fundmi në Spaç dhe Shënkoll. Një ditë, në një takim me nënën, që bëhej zakonisht në prezencën e oficerit të rojës dhe policit, që rrinte me bilbil në gojë për të ndërprerë takimin që ishte i përcaktuar nga 10 deri në 15 minuta.
Nëna ime më tha: 
Për më shumë lexoni gazetën Telegraf
Sigal