Fill pas Konferencës së Pezës në shtator 1942 formohet Çeta e Martaneshit

692
Sigal

Baba Faja lëshoi kushtrimin për luftë, pa kompromis drejt fitoreve

Shtatori dyzetedy, /Do shënohet në histori/Rrëzë një mali,/ Afër sheshit,/ U ngrit Ceta e Martaneshit…/ Baba Faja trim me fletë/ Çetës së Vogël i prin vetë…

Fjalët që përhapeshin, se Italia fashiste do të pushtojë Shqipërinë po përhapeshin me shpejtësi gjithandej. Rinia filloi të lëvizë e para, kudo kishte grumbullime dhe biseda. Kjo ishte tema e ditës. Po bëheshin takime dhe aksione sporadike, mosbindje dhe shenja të tjera revolucionare. “Baba Faja Martaneshi” si zakonisht mbante me vete një grup të rinjsh, ku spikatnin zgjuarsia dhe trimëria, e të armatosur pothuajse si një grup partizan. Babai po u fliste njerëzve hapur për rrezikun që i kanosej vendit dhe popullit. Babai jo vetëm këto shokë besnikë që i mbante afër, por edhe të tjerë po aq besnikë, se tani e prisnin punë më të rëndësishme se ato te zakonshmet. Tashmë çdo gjë ishte e qartë. 7 prilli i 1939-s ishte një ogur i zi për gjithë popullin shqiptar, por edhe për popullin e krahinës së Martaneshit. Populli, rinia e pritën pushtimin me armë në dorë së bashku me Baba Fajën që do të bëhej prijësi i tyre në beteja e aksione luftarake. Pritje me armë në dorë, rënia heroike e Mujo Ulqinakut, Hero i Popullit, ndezi flakë rininë revolucionare dhe lëshoi kushtrimin për liri. Populli ndodhej në udhëkryq, nga njëra anë pushtimi fashist dhe nga ana tjetër tradhtia zogolliane. Keq më keq. Tashmë Baba Faja Martaneshi si revolucionar dhe një atdhetar i vërtetë, vihet në krye të popullit me armë në dorë për t’u bashkuar e për të qenë të gatshëm për të rrëmbyer armët e për të luftuar këtë armik, pasi pushtimi ishte evident.

Baba Faja në fillim doli me grupin që e kishte gjithmonë të gatshëm radhët e të cilit shtoheshin çdo orë e çdo ditë. Baba Faja kishte ndjenja të larta patriotike dhe revolucionare, nuk pajtohej me padrejtësitë që bëheshin dhe me pushtimin jo e jo, pasi pushtuesit robëronin e bastisnin vendin shkelnin me këmbë popujt dhe zgjidhja e vetme për të ishte rrëmbimi i armëve dhe dalja në mal për liri. Pushtimi fashist e indinjoi shumë, por idetë dhe guximi i tij, rruga që do të ndiqte hapnin shtigje të reja për një të ardhme të sigurt, tashmë Baba Fajës si udhëheqës lufte. Njerëzit që e rrethonin besimtarë apo jo, gjithë populli e donte dhe dëgjonte, kishin shumë besim te fjala dhe vepra e tij dhe kështu doli. Babai ishte i lidhur ngushtë me shokë të idealit, të lidhur tashmë me lëvizjen ushtarake me drejtues çetash e grupimesh partizane si Haxhi LLeshi, Myslym Peza, Enver Hoxha, Ramadan Çitaku, Vasil Shanto etj. Nga këta jepeshin e dilnin informacione mbi gjendjen aktuale të popullit shqiptar dhe ato të krahinave perspektive. Njerëzit çdo ditë që vinte kuptonin më shumë dhe radhët shtoheshin akoma më shumë në krah të kësaj lëvizjeje. Kjo do të shprehej edhe në nënprefekturën e Elbasanit nga kryeplaku i Martaneshit, Kamer Haslika, kur në emër të popullit që përfaqësonte ngre zërin e revoltës popullore dhe vullnetin e popullit që nuk e duronte këtë pushtues. Këtë mesazh të fuqishëm popullor e dëgjon komunisti i orëve të para djaloshi revolucionar Qemal Stafa “Heroi i Popullit”, pasi ishte ndodhur aty dhe në shenjë respekti e aprovimi për kryeplakun e përqafon me dashuri për këtë entuziazëm që vinte nga ky popull kreshnik që donte paqe e liri. Populli i krahinës së Martaneshit dhe i Çermenikës në shtator të vitit 1940, dërgojnë si përfaqësues të tyre një grup burrash me në krye Baba Fajën për të takuar kryeministrin kuesiling Shefqet Vërlacin në përbërje ishin: Muharrem Gjyla, Sali Fejza, Jashar Muça, Qazim Peshku. T’i thoshim Vërlacit të mos e luante atë çorbën “e qelbur” fashiste për të përfshirë Shqipërinë në luftën Italo-Greke, pasi pasojat e saj ishin me rrezik kombëtar. Në Tiranë tek kafja e Qamil Xhepës i priste “Babë Myslimi” me pezakët e tij. I kërkuan takim që t’i priste e të bisedonin për këtë temë mjaft të nxehtë për kohën, ai jo vetëm nuk i priti, por u fshihet si miu që të gjente vrimë e të futet, pasi e dinte që me Babë Myslimin dhe Baba Fajën nuk do të ndahej mirë. Lëvizja nën drejtimin e Baba Fajës rritej e forcohej, vazhdonin aksione të ndryshme duke parë e ndjekur situatën. Babai tashmë ishte aktiv në lëvizjen ANÇL dhe për këtë arsye Teqeja në vitin 1943 digjet nga Italia fashiste, këtë Babain jo vetëm nuk e trembnin, por tashmë rruga e ndritur ishte përpara. Çeta pothuajse ishte formuar që para datës historike të themelimit të saj në 27 shtator të vitit 1942 fill pas Konferencës së Pezës që u morën vendime Historike për fatet e vendit. Në Konferencën e Pezës, populli i Martaneshit përfaqësohej nga Baba Faja i Martaneshit, ku u zgjodh edhe në këshillin ANCL. Këto argumente i sjellin rrethanat e më hershme, kur në gusht të vitit 1942, në teqenë e Martaneshit KQPKSH organizoi një takim me drejtues nga zonat e Dibrës, Matit, Çermenikës, Dajtit e Berzeshtës që të godasin forcat fashiste gjatë ditëve që do të zhvilloheshin punimet e Konferencës historike të Pezës. Çeta u formua dhe sot ka 75 vjetorin e saj. Kënga jehon:

Muaji shtator dyzetedy/ do të shënohet në histori/ rreze mali, afër sheshit/ u ngrit çeta e Martaneshit! Baba Faja trim me fletë,/ çetës vogël i prin vetë.”…

 

Baba Faja lëshoi kushtrimin për luftë, pa kompromis drejt fitoreve që na presin ‘atdhe dhe fe” . Çeta nga dita në ditë po rritej nga populli i krahinës në çetë merrnin pjesë edhe dy shoqe Zenepe Koxherri (Zene) dhe Fatime Ndreu. Zenja ishte motra e Hysen Koxherrit, i cili më vonë ra dëshmor në kampin e Prishtinës. Drejtuesit e njësive ushtarake brenda çetës ndonëse në moshë farë të re u bënë organizatorë e luftëtarë të mëdhenj, pasi në krye qëndronte Komandanti Syshqiponjë Baba Faja. Mbi bazën e udhëzimeve që po jepte Qarkori i luftës për zgjerimin e saj pasi tashmë ishte kthyer në luftë popullore, në luftë ANCL për çlirimin e plotë të Shqipërisë me 20 qershor 1943 në bazë çete u krijua Batalioni i Parë partizan në Martanesh. Në ditën e përurimit Batalioni kishte 150 partizan. Dita e inaugurimit ishte ditë feste për të gjithë. Në radhët e këtij Batalioni u rreshtuan vullnetarë jo vetëm nga Martaneshi, por edhe nga zona përreth. Fjala e komandantit Baba Faja ngiti peshë te të gjithë të pranishmit që të shtrëngonin armët e të dilnin masivisht në mal. Në krye të këtij Batalioni si drejtues të shtabit ishin: Llambi Dishnica Komisar, Rrahman Lena Zëvendës komandant, Avram Koja Zv. Komisar. Që në ditët e para Batalionin nën drejtimin e shtabit luftarak zhvilluan një veprimtari të gjerë me popullin e Martaneshit, Kostenjës, Nazhdës, në Grykën e madhe Dibër për forcimin e Këshillave ANCl, sidomos për shtimin e radhëve me partizanë. Aksionet luftarake që u zhvilluan në Lunik në prag të përurimit të Batalionit, kundër Post-komandës të Xhandarmërisë së armikut, u pasuan nga aksioni i Drenakut që kreu Batalioni në korrik të 1943-shit. Në tre rrugët automobilistike Dibër-Strugë, në këto aksione armikut iu shkaktuan dëme të mëdha, ku la dhjetëra të vrarë e të plagosur, 70 robër, 100 pushkë e automatikë, 20 arka e municione e të tjerë. Në zbatim të urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm, batalioni partizan i Martaneshit në bashkëpunim me çetën partizane të Matit, me një pjesë të Batalionit të Çermenikës si dhe me vullnetarë nga zona e Klosit dhe Martaneshit, pasi bllokuan rrugën Klos-Bulqizë dhe Guribardhë-Linos, me 20 Gusht 1943 sulmuan garnizonin armik në Bulqizë –Qafë Buall. Lufta qe e egër tre ditë me radhë ndaj një armiku të egër dhe të armatosur. Aty ranë historikisht në fushën në nderit shokët, Mehmet Bajraktari dhe Shefqet Muça nga Batalioni i Çermenikës. Me 27 gusht 1943 Batalioni i Martaneshit në bashkëpunim me Batalioni e Dibrës goditën autokolonën fashiste të divizionit Firence që kishte ndërmarrë operacionin ndëshkimor kundër Zerqanit e Bulqizës dhe donte të zhbllokonte rrugën Peshkopi-Burrel që kontrollohej nga forca kryengritëse të këtyre krahinave. Kjo betejë armikut i kushtoi 200 të vrarë. Batalioni partizan i Martaneshit në bashkëpunim me batalione të tjera, si ai i Çermenikës, çeta partizane e Shëngjergjit kryen aksione të rëndësishme, si tek kroi i Pushkashit ku armiku la shumë të vrarë, mjete luftarake duke u detyruar të kthehet mbrapa në drejtim të Elbasanit. Në këtë betejë të ashpër ranë heroikisht Shaban Kënga; nga Batalioni i Martaneshit Emin Balla: nga çeta partizane e Shëngjergjit. Në këto rrethana komandanti i Batalionit Baba Faja shkruan: “Aksioni ishte shumë i gjerë”! Situata në Dibër po bëhej emergjente, pasi armiku ishte egërsuar shumë nga humbjet e njëpasnjëshme që po pësonte. Batalioni partizan do të nisej drejt Dibrës për të mbrojtur qytetin e çliruar, Peshkopinë. Forcat partizane të Dibrës dhe të Martaneshit nën drejtimin e shokut Haxhi Lleshi, Heroi i Popullit zhvilluan luftime të ashpra e të suksesshme në Rodostush dhe në mbrojtje të qytetit të Dibrës. Gjatë operacionit të dimrit ’43-’44 batalioni partizani në bashkëpunim me popullin e krahinës u vunë në mbrojtje të komandës së përgjithshme të L.A.N.Ç me Enver Hoxhën në krye, që për disa kohë ka qëndruar në këto zona, si një bazë e sigurt e Luftës NÇ. Pjesëmarrja dhe rreshtimi i popullit të Martaneshit në Luftën A.N.Ç. do mbetet si epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar është historike. Jemi krenarë për të gjithë ata partizanë që me armë në dorë luftuan me heroizëm dhe dolën fitimtare të lirisë. I përjetshëm qoftë gjaku i të rënëve në betejat e përgjakshme për çlirimin e krahinës dhe gjithë Shqipërisë! Lavdi Komandantit “Baba Faja” Martaneshi (Mustafa Xhani) Heroi i Popullit që bëri gjithçka për këtë luftë! Prandaj brezat e sotëm dhe ato që do vijnë këtë ‘Pishtarë” të lirisë e mbajnë të ndezur, këtë krenari, këtë akt madhor dhe do ta çojnë përpara.