Filip GURAZIU/ Burgu i Ballshit, aty ku bëhej shpëlarja e trurit

1218
Sigal

Fragment nga libri “Takim fatal me diktatorin”, i autorit Gjet Vocaj, që përshkruan ferrin e burgut të Ballshit

Në kampin e Ballshit gjeta një numër të përafërt të burgosurish me atë të Spaçit. Përveç terrenit aty, e njëjta pamje e llahtarshme dhe mjerane. Grumbuj njerëzish zhele-zhele që lëviznin lart e poshtë pa pushim, në zymtësinë e një hijeje të rëndë mjerimi dhe trishtimi. Kapanone njëkatëshe prej eterniti ishin të vendosura në kodrën përballë rafinerisë së naftës. Kjo e fundit ishte vepër e ngritur nga të burgosurit, ku për ironi të fatit, si fryt të asaj pune, ata thithnin pa ndërprerje erën e rëndë helmuese të tymit të oxhaqeve që rrihte pa pushim mbi atë territor. Megjithatë aty dominonte një atmosferë që ndryshonte shumë me atë të Spaçit, ku trajtimi nga personeli komandues ishte më i zbutur. Të burgosurit mund të lexonin, të luanin, bile nuk ndalohej edhe mësimi i gjuhëve të huaja. Që në momentin e parë, u takova me një shok klasë të gjimnazit, Mark Shkreli, i cili me kredinë që kishte, bëri që të më caktonin në kapanonin e tij, të cilin të gjithë e thërrisnin “kapanoni i revizionistëve”. Në atë kapanon, si të gjitha kapanonet e tjera prej eterniti, ku si dysheme kishte tokën e Zotit, me shtretër druri të bashkuar dykatëshe, gjeta një numër të madh ish-ash, si ish-ministra, ish-zëvendësministra, ish-gjeneralë, ish-komandantë e komisarë korpusesh, ish-shefa sigurimi, ish-kryetarë degësh të punëve të brendshme, ish-anëtarë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, ish-ambasadorë etj.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf