Faslli Haliti: Raporti i Dritëro Agollit në Plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë më 25 korrik 1973, ng

749
Sigal

Pjesa e dytë

 Intervistë me poetin Faslli Haliti, autorin e poemës  «Dielli dhe rrëketë» goditur katër herë nga kritika një herë në diktaturë dhe tre herë që në ditët e para të  demokracisë

Jehona e Plenumit të IV të  Komitetit Qendror në rrethet letrare Raporti i Dritëro Agollit në Plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë më 25 korrik 1973:

“Fryma e nxirjes së realitetit, gjoja për hir të thellimit të realitetit, përshkon poemat “Dielli dhe rrëketë” të F. Halitit dhe të ndonjë tjetri, të cilat në fakt goditnin vijën e Partisë”.
***

Mjaft nga poetët e rinj, pas fillimit të luftës kundër “shfaqjeve të huaja”, u gjunjëzuan përpara presionit, për të mos rrezikuar të ardhmen e tyre. Emra si Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu dhe Viktor Qurku, … u radhitën në kritikën partiake si “të ndikuar nga letërsia borgjeze e revizioniste”
Për Faslli Halitin – vetëm heshtje. Ra martir, apo?
Të kërkojmë përgjigje! Në qoftë se nuk jepet llogari do t’i themi botës: Për një vepër letrare si kjo dënohet me heshtje apo më keq një autor i talentuar në një vend t’Europës në shekullin XX! Dielli i Partisë ndriçon – dhe rrëketë e tiranisë vazhdojnë. Dielli i Partisë ndriçon – dhe rrëketë e tiranisë vazhdojnë. (Ujk Mali revista “Koha e jonë” janar- mars, prill 1974 )

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf