Esma Xhaferri: Burri im vdiq në ditën e çlirimit të Tiranës, ndërsa një partizan u pushkatua se preku në gjumë këmbën e një luft

767
Sigal

Ish- partizania Esma Xhaferri: Ju tregoj dekoratat dhe plumbat që mora në luftë. Mjeku italian që më hoqi plumbin i ka fyer vajzat partizane

U martua 13 vjeç, por në vend të vellos së nusërisë, i ra mbi supe dëbora e luftës, ku ajo u inkuadrua së bashku me burrin  e saj. Menjëherë, pas martesës çifti i ri, në vend të muajit të mjaltit, përjetoi kapërcimet mbi tanke, apo lëvizjet në transhetë e betejave. Dhe në vend të orizit të dasmës, asaj i ranë mbi supe, plumbat e mitralozave, armiq. Ndërsa i shoqi, në vend të kostumit dhëndëror, veshi një xhaketë partizane, me të cilën luftoi shteg më shteg e pozicion më pozicion, derisa një tegel plumbash i qepi krahun e djathtë. Në fakt, nuk mund të jetë askush në botë që të mund të lexojë, këto rrëfime nga fronti i luftës, pa derdhur një pikë loti në cepat e syve. Sepse në ligjëratën e saj, derdhet heroizmi i vajzave, besnikëria e luftëtarëve, rreptësia e ligjeve partizane si edhe një fragment i shkurtër, mbi ngjarjet parodike,  të luftës, të cilat të bëjnë për të qeshur dhe për të qarë, por më shumë për të arsyetuar mbi atë kohë. Kështu, ne shkojmë tek shtëpia e nënë Esmasë me të birin, djalin e madh të saj, intelektualin Osman Xhaferri.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf