Ernest JAKOVA/ Mareshali Zhukov, Strategu ushtarak gjenial më i lartë botëror i të gjitha kohërave

1238
Sipas artit ushtarak, në luftë fiton ai që ka epërsi në forca e mjete dhe që përdor forma manovre e luftimi të papritura për armikun. Por, historia e luftërave ka treguar se fitorja mund të arrihet edhe duke patur forca e mjete më të pakta se armiku. Se ka udhëheqës strateg ushtarakë të shquar si Napoleon Bonaparti dhe Aleksandri i Madh. Dhe se ka udhëheqës strateg ushtarak gjenial si Georgij Zhukov, që mbrojtjen e Moskës, të pamundur sipas rregullave të artit ushtarak, e bëri të mundur me gjenialitetin e tij ushtarak. Në përcaktimin e dhjetë udhëheqësve strateg ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Georgij Zhukovit qëndron mbi të gjithë te tjerët për gjenialitetin e tij ushtarak.
Napoleon Bonaparti(1769-1821), në betejën e tij të parë kundër forcave austriake më të shumta në numër dhe që mbroheshin në Piemonte të Italisë, përdori si formë kryesore manovre ‘Shpinëmarrjen’, duke i kaluar fshehurazi forcat kryesore të ushtrisë nëpër mes Alpeve dhe duke i dalë papritur në shpinë ushtrisë austriake, të cilën e rrethoi dhe e asgjësoi dukë kapur rob edhe komandantin e tyre. ‘Shpinëmarrja’ si forme kryqësorë manovre është përdorur vetëm nga Napoleon Bonaparti dhe suksesi i kësaj manovre i dha atij famë që në fillim të karrierës se tij ushtarake. Napoleon Bonaparti nënshtroi gjithë Europën, por me pushtimin e Moskës së djegur në mes të dimrit, ai humbi ushtrinë. Më pas humbi betejën e Vaterlosë dhe u internua fillimisht në ishullin e Elbës dhe më pas në ishullin Sant Helen, ku edhe vdiq.
Aleksandi i Madh(356-323 P.K.), fitoi luftën me ushtrinë më të madhe te Darit te Persise, duke patur heshtat e ushtarëve të tij 5 metra te gjata, qe te përdorura me mjeshtri pranë njëra-tjetrës, nuk i japin mundësi ushtrisë Persiane për të kundërvepruar . Sa filloi beteja, Dari e konstatoi këtë dhe braktisi ushtrinë.
Georgij Zhukov(1896-1974), Mareshal rus me aftësi ushtarake të rralla, Zv./Komandant i Ushtrisë Sovjetike dhe Komandant i Frontit të Moskës. Në kushte tepër të vështira të luftës me ushtrinë gjermane më të madhe e të armatosur rëndë me armë të reja të fuqishme: tanke Tigër dhe Pantera dhe aeroplanë Mesershmid e Stukas, e nisur për të nënshtruar botën. Pasi kishte nënshtruar gjithë Europën, ushtria gjermane, duke thyer paktin e mossulmimit, me 23 qershor 1941sulmon në befasi Bashkimin Sovjetik, që ishte i papërgatitur për luftë, për ta nënshtruar brenda pak muajve, duke u bazuar ne “Luftën rrufe”. Dhe pa gjetur rezistencë serioze, forcat Gjermane depërtojnë në thellësi në disa drejtime, duke asgjësuar forca të shumta të ushtrisë së paqes të Bashkimit Sovjetik. Vetëm në shtator 1941 ushtria gjermane ndeshet me forcat e reja Sovjetike të hapura rishtas, që kanë zënë mbrojtjen e pashkëputur gjatë lumit Dnjeper. Kur forcat e armatosura sovjetike ishin të pajisura me armatim të vjetër, mbasi armët e reja: Tanket T-34 dhe aeroplanët Mig e Iljushin, ishin ende në eksperimentim. Kështu kushtet për mbrojtjen e Moskës dhe të Bashkimit Sovjetik ishin tepër të vështira. Mbrojtja e Moskës, për pushtimin e së cilës Hitleri kishte përqendruar forcat kryesore të ushtrisë gjermane, ishte përcaktuese për mbrojtjen e Bashkimit Sovjetik. Këtë e tregon edhe ky fakt i dhënë nga Mareshalli Zhukov: Stalini mer në telefon Mareshalin G.Zhukov dhe me një zë të dobët e pak të çjerrë e pyet “Do ta mbrojmë dot Moskën?” Zhukov i përgjigjet me një zë të vendosur “Do ta mbrojmë me siguri!” Ky fakt tregon se Zhukovi si ushtarak qëndronte shumë më lart se Stalini. Dhe kjo siguri e Zhukovit, që bëri të mundur të pamundurën, ishte e bazuar në llogari të sakta të gjenjalitetit te tij ushtarak. Hitleri u detyrua të heqë dorë nga lufta përballë, për ta marrë Moskën më pas nga shpina. Por, kjo ishte heqje dorë e Hitlerit nga “Lufta Rrufe” e cila çoi në humbjen e të tërë luftës. Përveç mbrojtjes së Moskës, të gjitha fitoret e tjera pas saj siç janë: Beteja e Stalingradit (1942), Beteja e Kurskut (1943), 10 goditjet e vitit 1944 dhe të tjerat që ndoqën në vitin 1945 deri në Betejën e Berlinit, vetëm fitore dhe asnjë humbje, janë realizuar me pjesëmarrjen e të gjithë Mareshalëve të Bashkimit Sovjetik nën drejtimin e gjenialitetit ushtarak të Georgij Zhukov.
Gjenialiteti ushtarak i Mareshalit Georgij Zhukov
Georgij Zhukov ka lindur më 19 nëntor 1896 në Strelkovka, në jug-perëndim të Moskës. Ishte i dalluar si ushtarak i talentuar në drejtimin me fitore të Betejës së Khalkhin-Gol kundër Armatës VI japoneze në Lindjen e Largët më 15 gusht 1939. Me dhënien e goditjes frontale, ai e detyroi kundërshtarin të fusë në luftë para kohe trupat e tij rezervë, dhe pas kësaj vetë fut në luftë dy brigada tankesh në të dy krahët e kundërshtarit, duke e rrethuar dhe detyruar Armatën e VI japoneze të dorëzohet. Kjo fitore e shkëlqyer e ngriti Zhukovin në pozicionin e ushtarakut më me vlerë të Ushtrisë Sovjetike. Rrjedhimisht në vitin 1941 atij i besohet detyra e Zv./Komandantit të Ushtrisë Sovjetike dhe e Komandantit të Frontit të Moskës. Georgij Zhukov ishte gjithashtu edhe mësuesi ideolog ushtarak i të gjithë Mareshalëve të Ushtrisë Sovjetike gjatë Luftës së madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik, të cilët e donin e respektonin dhe e vlerësonin gjenialitetin e tij ushtarak. 
Ku qëndronte gjenialiteti ushtarak i Marshallit Greogij Zhukov ?
Se pari : Mbrojtja e Moskës, sipas çdo vlerësimi bazuar ne artin ushtarak, në ato kushte konkrete, ishte e pamundur. Atëhere si e bëri të mundur atë Georgij Zhukov ? 
Si rregull mbrojtja e frontit ndërtohet me pesë-gjashtë breza mbrojtje nga 10 km thellësi secila dhe në intervale deri 10 km njëri nga tjetri, pra gjithsej 100-120 km thellësi. Zhukovi e ndërtoi mbrojtjen e Frontit të Moskës dy herë më të thellë, pra me dhjetë breza mbrojtje dhe thellësi mbi 200 km. Sipas llogarive që gjatë luftës për çdo brez mbrojtje njësitë e ushtrisë gjermane duhet të pësonin 5-6% humbje në njerëz dhe teknikë. Ato mbas pushtimit së dhjetë brezave të mbrojtjes kanë pësuar humbje 50-60% të forcave dhe mjeteve dhe nuk janë më në gjendje të vazhdojnë mësymjen. Pikërisht në këto kushte të vështira të krijuara për ushtrinë gjermane, ushtria sovjetike kalon në kundra mësymje dhe e zmbrapsi atë disa 10 km. Hitleri duke mos gjetur rrugëdalje tjetër, heq dorë nga mësymja përballë Moskës, me shpresë për ta pushtuar atë më pas nga shpina. Por kjo ishte njëkohësisht edhe heqja dorë nga “Lufta Rrufe”, mbi të cilën ai kishte bazuar fitoren e cila e çoi në humbjen e të gjithë luftës. Fitorja e madhe për mbrojtjen e Moskës u bë e mundur vetëm në sajë të gjenialitetit ushtarak të Mareshallit Georgij Zhukov.
Së dyti: Për t’i shkaktuar me siguri njësive të ushtrisë gjermane 5-6% humbje për çdo brez mbrojtje, Mareshallit Georgij Zhukov perfeksionoi:
a) mbrojtjen pozicionale tepër aktive të brezave të mbrojtjes duke i pajisur ato me transhe, hendek-lidhje dhe strehime me tre pozicione mbrojtje njëri pas tjetrit, me bazë rajone mbrojtje toge, kompanie dhe batalioni, me qendra zjarri të kryqëzuar;
b) organizimin e rajoneve kundërtanke, të fuqishme bazuar në zjarrin e artilerisë kundërtanke, të granatahedhësve kundërtanke,, granatave të dorës dhe shisheve me lëndë djegëse “Molotov”, me fusha të minuara kundërtanke, dhe kundër këmbësorisë si dhe me përdorimin gjerësisht të kanaleve kundërtanke,, etj. Të gjitha këto te mbuluara me zjarrin e armeve 
dhe te kombinuara me dhënien e kundërsulmeve të fuqishme të shumta etj. 
Kështu njësite e forcave gjermane qe mësyjnë janë vazhdimisht nën zjarrin 
asgjësues të forcave të mbrojtjes dhe pësojnë me siguri 5-6% humbje për 
çdo brez mbrojtje.
Të gjitha fitoret e tjera të mëdha, që ndoqën atë të Moskës dhe çuan ne fitoren përfundimtare, siç janë:
1-Prodhimi dhe armatosja e ushtrisë sovjetike me armë të reja si tanke T-34 dhe aeroplanë Mig dhe Iliushin.
2-Beteja madhështore e Stalingradit(1942) ku u përdorën korpuse të tankeve T-34 dhe u rrethuan e u asgjësuan 35 divizione ose 350.000 njerëz të armatosur të dy armatave gjermane (IV dhe VI) dhe u kap rob komandanti i tyre Mareshali Fon Paulus. 
3- Beteja e Kurskut(1943) ku u përdorën armata te tankeve T-34, të cilat e ndryshuan raportin e forcave në favor të Ushtrisë Sovjetike, e quajtur “Kthesa e Madhe”, qe bëri të mundur kalimin në mësymje të Ushtrisë Sovjetike, për rrethimin dhe asgjësimin pjesë-pjesë, pandërprerje të forcave gjermane që vetëm mbrohen.
4-Dhjetë goditjet e vitit 1944 të cilat çliruan të gjithë territorin e Bashkimit Sovjetik. 
5-Kalimi në mësymje në të gjithë frontin në vitin 1945, që përfunduan me Betejën e Berlinit të drejtuar direkt nga Marshalli Georgij Zhukov. Të gjitha këto fitore madhështore në luftën e drejtë çlirimtare, kanë qenë vazhdimësi e gjenialitetit ushtarak të Mareshallit Georgij Zhukov, dhe e vendosin atë në piedestalin e Ushtarakut Gjenial më të lartë në botë e të gjitha kohërave.
Persekutimi i Mareshalit Georgij Zhukov
Sipas kultit të tij famëkeq të individit, Stalini me Gradën Gjeneralisimus, e konsideronte veten si ideolog ushtarak mbi gjithë të tjerët dhe i pagabuar. Kur në fakt Stalini kishte bërë gabime shumë të rënda, duke vonuar shumë pajisjen e Ushtrisë Sovjetike me armë të reja të kohës, duke vënë në rrezik mbrojtjen e vendit. Rrjedhimisht Stalini, në listën e dhjetë ushtarakëve strateg më të shquar të botës nuk përmendet fare. I ndodhur në vështirësi, Stalini nuk e likuidoi menjëherë Zhukovin, siç kishte bërë me shumë të tjerë më parë, për arsye se atij i duhej fitorja me Gjermaninë naziste dhe G.Zhukovi mund të bënte shumë, siç bëri në fakt. Kurse menjëherë mbas përfundimit të luftës Stalini kalon në persekutimin e G.Zhukovit, me qëllim që të bënte të mundur përvetësimin e të gjitha fitoreve të tij të luftës dhe për të bërë të vetin gjenialitetin e tij ushtarak. Kështu, Zhukovi nuk ftohet të marrë pjesë në përkujtimoren e fitores së Betejës së Berlinit, të drejtuar prej tij, mbajtur më 1 Maj 1946 dhe emri i tij aty nuk përmendet fare. Ndërkohë ai emërohet në detyra të ulëta për të, me qëllim diskreditimi, fillimisht si Komandant i Garnizonit të Odesës dhe më pas në Urale. Njëkohësisht fillon përgjimi i tij nga sigurimi i shtetit si njeri i dyshimtë. Përkundrazi, është fakt i pamohueshëm se G.Zhukov, në fazën e pare të luftës me Gjermanin naziste, kishte përballuar me shume sukses vështirësitë e mëdha për mbrojtjen e vendit, te krijuara nga gabimet e rënda të Stalinit, duke filluar nga mbrojtja me shumë sukses e Moskës. Dhe populli e sidomos bijtë e tij, oficerët dhe ushtarët sovjetikë, që kishin marrë pjesë në realizimin e të gjitha fitoreve të lavdishme të drejtuara nga G.Zhukov, e kanë e cilësuar atë më epitetet:”I pamposhturi”, “Shpëtimtari”, “Ideatori”, frymëzuesi dhe realizuesi i të gjitha fitoreve të “Luftës së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik”. Rrjedhimisht, ai është dekoruar nga Sovjeti Suprem i B.S. katër herë “Hero i Bashkimit Sovjetik”. Pra, Mareshalli Georgij Zhukov mbetet gjithmonë figura më e lartë heroike kombëtare e popujve të ish Bashkimit Sovjetik. 
Sigal