Dossier/ Rrëfimet e Bari Muratit: Të vërtetat e Kadri Hazbiut e Petrit Dumes, pushkatimi i padrejtë, marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe eleminimi i Enverit

2995
Sigal

Bari Murati: Si e mbaj mend Mehmet Shehun e atyre viteve dhe çfarë ndryshonte mes tij e Kadri Hazbiut, në stilin e punës

Ju rrëfej të vërtetat e Hazbiut e Dumes, pse i pushkatuan padrejtësisht

Leonard VEIZI

(Vijon nga numri i kaluar)

Detyra sekrete

“Ustanovka” drejtoria ku kontrolloheshin biografitë

Ai ka punuar për një kohë të gjatë në Drejtorinë e verifikimit të figurave të Ministrisë së Brendshme apo siç i kish mbetur nga rusishtja; “Ustanovka”, dhe di fare mirë gjithçka rreth organikës së njerëzve më të pushtetshëm të Shqipërisë në vitet e socializmit. I pyetur se si duhej të ishte dosja e një punonjësi të Ministrisë së Brendshme, Bari Murati sqaron senë Ministrinë e Brendshme kishte kritere të forta për oficerët e policisë, por sidomos për ata të Sigurimit të Shtetit. Por ajo që kërkohej me një lupë zmadhuese ishin biografitë e njerëzve që piketoheshin si nomenklatura më e lartë në drejtimin e vendit. Biografia e një oficeri shihej deri në kushëririn e tretë, nga ana e tij dhe e gruas. Pra, duhej të ishte i pastër nga të dy krahët për të qenë i denjë të punonte në sektorin e Sigurimit. Ndërsa biografia e një kandidati për në Komitetin Qendror apo, larg qoftë, për në Byronë Politike futej thellë e më thellë. Bari Murati thotë se nga verifikimi i këtyre figurave kanë dalë plot “kleçka” dhe disa prej njerëzve të piketuar nuk kanë arritur ta “kalojnë klasën”.


Të paktën katër vjet më parë ai bëri një akt humanitar që nuk është e lehtë për t’u bërë, jo në moshën e tij, por dhe në mosha më të reja. Ka ndërmarrë një udhëtim të gjatë e të lodhshëm, të paktën 9-të orë me avion, për të mbërritur në anën tjetër të kontinentit, në Amerike. I është nënshtruar një operacioni ku ka pranuar të japë nga vetja e tij lëndën jetësore, e cila do të mbante në jetë motrën e tij 15 vjet më të vogël, me azotemi në gjak. Dhe vetëm pasi është çliruar nga të gjitha detyrimet që i kishte caktuar vetes, trupi i tij i dobësuar goditet nga një paralizë. Por tashmë, gjithçka ka kaluar, dhe ai është po aq vital sa dhe vite më parë. Por thotë se të gjithë ketë ai dedikon bashkëshortes mjeke të nipit të tij, e cila u përkujdes për një kohë të gjatë.

Në vitet ’70-’80 ai ishte një ushtarak i rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme. Në duar e tij kanë kaluar dosje pa fund që kishin lidhje me pastërtinë e figurave. Nëse ishte kandidat për parti, kandidat për një funksioni të rëndësishëm shtetëror, kandidat për anëtar i Komitetit Qendror apo më tej akoma, kandidat për në Byronë Politike, “ustanovka” siç e cilëson ai në rusisht drejtorinë e “verifikimit të figurave” e kishte filluar punën e saj, për ta kaluar në një sitë tepër të imtë të gjithë biografinë e njeriut “kandidat”. Por akoma më tej ai njihet si një nga partizanët më të vegjël.

Ju keni luftuar me Petrit Dumen që më pas u bë shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Cili ishte për ju gjenerali që u pushkatua nga regjimi?

Petrit Dume ishte trim i madh. Batalioni “Hakmarrja” i drejtuar prej tij ishte tmerr i armiqve. Ai dinte ta fuste në luftim, por dhe ta mbronte batalionin. Edhe mua, si më i vogli që isha, mundohej të më mbronte, madje një herë, në një luftim shuëm të përgjakshëm që u bë në Selenisë të Pishës, ku trupat e batalionit u ndeshën trup më trup me forcat armike, ai më ngarkoi një detyrë tjetër, vetëm që të mo merrja pjesë në luftime.

Po si drejtues i ushtrisë?

Unë nuk kam qenë në vartësi të tiuj. Por di që gjatë një bisede me motrën e tim, mbaj mend që më ka thënmë se Petriti i vishte çizmet në orën 00.05 të menjgjesit dhe i hiqtë në 00.12 të natës. Pra ishte gjatë gjithë kohës në lëvizje. Gjeneral Petrit Dume ishte i rreptë në kërkesë llogarie, por mjaft i dashur dhe komunikues ndaj të tjerëve. I disiplinuar dhe mjaft kërkues ndaj vetes si në paraqitjen e jashtme ashtu dhe botëkuptimin e tij si oficer. Këtë pasqyrë e reflektonte edhe tek vartësit. Thjeshtësia dhe sinqeriteti i tij, me shumë takt e finesë, e rrezatonte tek të pranishmit. Pyeste dhe merrte shumë mendimet e të tjerëve, sidomos ato të specializantëve të fushave të ndryshme dhe kurrë nuk i kundërshtonte nën hijen e “unit” apo të postit që kishte. Ai hante ushqim në mencë me oficerët dhe me ushtarin më të thjeshtë, apo siç thuhej në atë kohë “njëherësh në gavetë me ushtarin”. Kishte shumë dëshirë të argëtonte dhe të luante me ushtarët, në çdo lloj sporti e aktiviteti. Mirëpo, gjithë këto cilësi, sjellje dhe dukuri të sinqerta e pa bujë, s’kishte se si të mos linte gjurmë dhe mbresa tek, oficerët

Çfarë mendoni se urrente më shumë gjenerali?

Petrit Dume urrente shumë gënjeshtarët dhe frikacakët. Për këtë shpesh herë thoshte: “Çdo cilësi tjetër negative tek njeriu, mund të zhduket, ose të riparohet, ndërsa frika, ose gënjeshtra ka mundësi të jenë të trashëguara, prandaj nuk zhduken kollaj. Këto cilësi, na prishnin shumë punë dhe gjatë luftës.” Dhe të jeni të bindur se me të nuk bëhej shaka gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Batalioni “Hakmarrja” u shkri me brigadën e 18 Sulmuese dhe ai u emërua komandant i Brigadës, dhe kjo eri vetëm nga trimëria dhe zgjuarsia e tij.

Si e mbani mend Mehmet Shehun e atyre viteve?

Unë nuk është se kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me të, pasi kur unë u futa më Ministrinë e Brendshme ai kishte kaluar në postin e Kryeministrit. Po ai njihej si i ashpër dhe i rëndë si njeri, por ishte i drejtë. Kishte kërkesë të lartë llogarie. Por dhe ai vetë ishte shumë i aftë në organizimin e punëve. Megjithëse tip i rrëmbyer, nëse i raportohej për gabime të të tjerëve, ai nuk e vinte menjëherë firmën për shkarkim, por gjykonte dhe kërkonte të dinte më shumë, në se e meritonte një oficer të zbriste në detyrë apo të largohej. Por nëse e vinte firmën nuk kthehej më mbrapa.

Çfarë ndryshonte në stilin e punës mes Kadri Hazbiut e Mehmet Shehut?

Kadriu kishte cilësi të veçanta, nga të gjithë superiorët me të cilët kam punuar e kam njohur. Fillimisht mund të them si ai ishte i lindur për të drejtuar Ministrinë e Brendshme, pra ishte i lindur si zbulues. Por ishte dhe tip “masoviku”. Të dëgjonte me vëmendje për problemet që i ngrije. Pranonte dhe arsyetimet që i bëheshin. Nëse hidhte një firmë për një problem, mund të bënte dhe të kundërtën ta anulonte nëse i shtroheshin arsyetime të tjera. Kadri Hazbiu thoshte: “Unë e firmosa, unë mund të firmos sërish për të kundërtën, mjafton që e drejta të vihet në vend”. Pastaj kudo që shkonte në popull, për takime partie, sepse ai ishte dhe anëtar i Byrosë Politike, ai fitonte simpatinë e turmës.

Po pushkatimi i Kadri Hazbiut, mendoni se ishte i merituar?

Asnjëherë nuk kam besuar dhe vazhdoj të mos besoj që Kadri Hazbiu të ketë qenë agjent i shërbimeve të huaja, siç dhe u cilësua. Nëse për Mehmet Shehun u hodhën disa versione dhe pati disa letra që në një farë mënyre e kompromentuan, për Kadri Hazbiun nuk kishte asgjë të tillë. Për më tepër dhe vetë Kadriu nuk pranoi asgjë. Unë them se, nëse u tha se Mehmet Shehu apo Kadri Hazbiu donin të eliminonin Enver Hoxhën, që të dy e kishin këtë mundësi. Por natyrisht ata nuk kishin ndërmend ta bënin një gjë të tillë, sepse ishin besnikë ndaj tij. Megjithatë e theksoj, nuk kam qenë asnjëherë i bindur se ai ishte armik i Partisë për më tepër i atdheut.

Dhënë për “Telegraf” më 29 mars 2008