Dosier/ Një botë që shëmbej dhe “nacionalistë” që tradhtojnë kombin

923
Sigal

-Kujtimet e inxhinier, Spiro KOLEKA: Fashizmi i Duçes, me
bashkëpunimin e mbretit të shqiptarëve, e realizoi një të premte të zezë
ëndrrën e tij

– Muza popullore e Labërisë i vuri damkën e tradhtisë Qazim
Koculit, Ali Këlcyrës, Rexhep Mitrovicës, Kolë Tromarës

– Borgjezi i vogël i qytetit, Mid’hat Frashëri, si dhe Lef
Nosi, Mehdi Frashëri, thoshin “s’ka ardhur koha, të presim kur të vijë
dita”

– Në emër të nacionalizmit shqiptar Mid’hat Frashëri e Lef
Nosi, këshilltari i veçantë i Mustafa Krujës themelonin “Ballin
Kombëtar”

– Hitleri i kishte gjetur dhe këtu në Shqipëri, si kudo,
veglat e tij, tamam siç i përcaktonte në “Mein Kampf “

Materiali i mëposhtëm është marrë nga  një shkrim që S. Koleka e botoi tek “Shqipëri
e Lirë”, më 22 gusht 1944

 

Pushtimi i Shqipërisë

Fashizmi i Duçes, me bashkëpunimin e mbretit të shqiptarëve,
e realizoi një të premte të zezë ëndrrën e tij : një re e zezë e mbuloi anë e
mbanë Shqipërinë. Hordhitë e Muços zunë vend në pikat më jetike të vendit tonë;
fashizmi i nguli thikën në zëmrën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Populli shqiptar dhe rinia jonë u tronditën, po nuk e humbën
. Udhëheqësit e popullit nuk e harruan zakonin, e tradhtuan dhe me valixhe plot
u larguan. Filloi kalvari i popullit shqiptar : ky e hypi me trimëri, me luftë
e me zjarr. Ishin ditë të zeza, ditë agonie për popullin shqiptar, ditët e para
të fashizmit italian. Ky iu vu sistematikisht veprës së tij shkatërrimtare dhe
për këtë përdori të gjithë mjeshtërinë e tij djallëzore : donte të shfaroste që
nga rrënja ndjenjat fisnike të popullit shqiptar dhe këtë bashkë me to.
Përdhunimet, korrupsionet dhe persekutimet ishin në urdhrin e ditës. Populli
shqiptar gjendej përpara një hymnere të tmerrshme dhe ato ditë jetonte momentet
më dramatike të jetës së tij. Pishtarët e nacionalizmës, kështu i kujtonte
populli Qazim Koculin, Ali Këlcyrën, Rexhep Mitrovicën, Kolë Tromarën, Bahri
Omarin, etj., etj., ktheheshin pas pesëmbëdhjetë vjet arratie në Shqipëri. Po
si ktheheshin? Ktheheshin triumfonjës dhe na sillnin “Rendin e Ri”; kështu muza
popullore e Labërisë i vuri damkën e tradhtisë atij që dikur kishte qënë idoli
saj:

“I shkreti Qazim Koculi,

vetë i ndoqi,vetë i pruri”.

Populli i njohu mirë këto kërma nga veprat e tyre, erdhën me
armikun e popullit dhe u vunë në bashkëpunim të ngushtë me të. Këta idolë të
popullit nuk kishin qenë përveç se aventurierë kulltukaxhinj, karrieristë dhe
tradhtarë. Të gjitha të zezat i kishin bërë dhe i bënin në emër të
nacionalizmit shqiptar. Këta tradhtarë të Kombit vazhdonin veprën e tyre
shkatërrimtare në dobi të okupatorit të urryer. Ndërsa populli shqiptar
përpiqej të organizohej në luftën e tij të shenjtë “nacionalistët” ca shikonin
me duar kryq, ca mbaheshin me çmimin e tradhtisë dhe të tjerë përpiqeshin të
bindnin popullin e rrinin se “nuk kishte ardhur koha”, “mos se
do të digjemi, “jemi të paktë e nuk i bëjmë dot ballë një armiku kaq të
madh” etj..

 

Si i bëhet?- pyeste një pjesë e popullit.

Idololatri intelektual, borgjezi i vogël i qytetit, Mid’hat
Frashëri, si dhe Lef Nosi, Mehdi Frashëri, thonë “s’ka ardhur koha, të
presim kur të vijë dita”.

Këta janë nacionalistë, xhanëm! Kanë dhënë prova (!). Duhet
t’i ndjekim, se këta nuk gabojnë. Ata të tjerët janë kalamaj, or tungjatjeta.

Në emër të nacionalizmit shqiptar biri i popullit Hasan
Dosti bëhet vegël e tradhëtorit me damkë, kuislingut Mustafa Krujës dhe
projekton ligjin e Litarit, që dorëzonte karabinierëve, kuesturës e milicëve,
popullin shqiptar, rininë shqiptare, gruan shqiptare, luftëtarët e lirisë e të
nderit, ajkën e popullit shqiptar.

 

Në emër të nacionalizmit

Në emër të nacionalizmit shqiptar Mid’hat Frashëri e Lef
Nosi, këshilltari i veçantë i Mustafa Krujës themelonin “Ballin
Kombëtar”, ku u grumbulluan të gjithë plehrat e popullit shqiptar,
aventurierë, arrivistë, spekullatorë, poliltikaxhinj të falimentuar,
kulltukaxhinj, idololatrë intelektualë, bejlerë dhe agallarë të njojtur për
ndjenjat e tyre antipopullore dhe antishqiptare.

Në ëmër lë nacionalizmit shqiptar, Mid’hat Frashëri hiqte
VALLEN E TRATHËTISË : fjalët i’a thoshnin Mehdi Beu me ca shokë; i’a kthente
Lef Nosi ; i’a hidhte Ali Këlcyra ; i’a mbushnin një tok trradhëtarësh të
vjetër e të rinj : dueli i Krujës : Mustafa Kruja dhe Bazi i Canës; Bahri Omari
e Kolë Tromara; Hasan Dosti e Thoma Orollogai ; Skënder Muçua e Kundret
Kokoshi, terzetua i maleve ; Hysni Lepenica e Safet Butka e profesori simpatik,
i përkëdheluri i Gestapos, Abaz Ermenji, financieri profesor Luzaj etj… Për pak
harronja “factotum-in e Ballit- të më falë – profesorin histerik dhe
idololatrë, Nexhat Peshkëpia.“

Populli shqiptar, me sakrifica dhe heroizma

Ndërsa populli shqiptar, me sakrifica dhe heroizma të pa
shoqe, po vazhdonte me tërbim luftën për liri nën udhëheqjen e Partisë
Komuniste dhe të Frontit Nacional Çlirimtar, vallja e Tradhtisë e kompozuar nga
Mid’hat Frashëri po merrte përpjesëtime të mëdha dhe bëhej e modës kudo : në
Shkodër e hiqnin kuislingët : Maliq Bushati, Patër Anton Arapi, Kolë Bibë
Mirakaj; i’a kthente Jup Kazazi; i’a hidhte Gjon Marka Gjoni ; i’a mbushnin
këlyshat e Melonit Zef Pali, Prek Kaçinari, Sulo Klosi etj. Në Elbasan e hiqte
kuislingu Shefqet Vërlaci; i’a kthente beniamini i tij Lush Leshanjaku; i’a
hidhte Ahmet Dakli ; i’a mbushnin Xhaf Bali, Tahir Hoxha, Isa Kalla, Has Balliu
etj. Në Korçë e hiqte Faslli Frashëri; i’a kthente Xhevat Starova; i’a hidhte
Qazim Prodani; i’a mbushnin Pasho Kolaneci, Haki Blloshmi, Jusuf Alarupi dhe
shumë të tjerë. Në Berat, në Gjirokastër, në Vlorë, në Dibër, idololatrët
intelektualë dhe renegatët e të shiturit konkurronin kush e hiqte më mirë dhe
kush fitonte më shumë lavdërime e dekorata nga agallarët e tyre Mussolini dhe
Hitleri.

Ministri i ceremonive në çdo valle, ishte tradhtari i regjur
Eqerem Vlora.

Muzika ishte e renegatit Dhimitër Falo, i cili bridhte lartë
e poshtë Ballkanit. Isa Toska elegant, sintononte muzikën e Valles që hiqnin
tradhtarët tanë, në emër të nacionalizmit shqiptar, me muzikën e Valles analoge
të asaj, që hiqnin në Greqi, Ralis, Zerva e qindra të tjerë nacionalistë grekë,
që tradhtonin kombin e tyre, në ëmër të nacionalizmës greke, me muzikën

e valles analoge lë Poglavnikut, Nediçit, Mihailloviçit dhe
të tjera qelbësirave jugosllave, që s’linin gjë pa bërë për të tradhtuar sa më
mirë kombësitë jugosllave, në emër të nacionalizmës jugosllave. Dhe kështu
nacionalistat shqiptarë, me në krye Mid’hat Frashërin që tradhtoi familje,
atdhe, nder e fe dhe krejt kombin, përpiqeshin të futeshin, duke sakrifikuar
Kosovë,Gjirokastër,Vlorë, Korçë e Berat, dhe duke vënë ushtrinë shqiptare nën
urdhëra e ushtrisë greke në Simfoninë ballkanike të tradhtisë.

Plani i Gëbelsit

Plani i Gëbelsit dalë nga dalë po zbatohej; Hitleri i kishte
gjetur dhe këtu në Shqipëri, si kudo,veglat e tij,tamam siç i përcaktonte në
“Mein Kampf ” : … duhet të mbështetemi në elementa që nuk do të
hezitojnë të bëhen tradhëtarë të atdheut të tyre …,

Të veshur me lëkurën e nacionalistit Mid’hat Frashëri, Mehdi
Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe shumë të tjerë, me ardhjen e
Gjermanisë, u hodhën haptazi kundra luftës heroike të popullit shqiptar, u
hodhën këmbë e krye në prehrin e Gestapos.

Dhe këta burracakë renegatë, në emër lë Kombit, “për
shpëtimin e atdheut, të familjes shqiptare, të fesë, “dhe në bashkëpunim
lë ngushtë me hordhitë e Hitlerit, mbjellin terrorin kudo në Shqipëri,
torturojnë, masakrojnë, internojnë, burgosin, vrasin e varin me qindra burra,
gra, të ri e të reja, pleq e fëmijë. I vënë flakën vendit dhe “shpëtojnë
atdheun”(!) duke bërë fshatra e qytete gërmadha; “shpëtojnë familjen
shqiptare” ( ! ) duke i vrarë babën, nënën, djalin ose vajzën dhe duke i
grabitur gjithë prokopinë e katandinë, duke lënë në mëshirën e bandave lë
Hitlerit, të Xhafer Devës, të Halil Halisë, të Selim Kaloshit, të Xhelal
Staraveckës, të Hysni Demës, të Xhaf Balit, të Abaz Kupit dhe të sa e sa
kryebandave të tjerë.

Fjalët “Komb” ose ”Nacion”, ” Nacionalist”,
“Kombëtar”, “nacionalizmë” u bënë sinonime me fjalët
“veglë “, “spiun”, “i poshtër”,
“tradhëti”.

Këtë metamorfozë të madhe nuk donin ta shihnin një pjesë e
shqiptarëve, sidomos një pjesë e mirë e intelektualëve idololatrë ; këta
vazhdonin të shërbenin me besnikëri nacionalistave (!) Mid’hat Frashëri, Mehdi
Frashëri, Ali Këlcyra, Hasan Dosti etj., që kaq me mjeshtri plotësonin veprën e
tradhtisë, në emër të nacionalizmës shqiptare dhe në kurriz të kombit Shqiptar.

Këta tradhëtarë të poshtër, që në emër të nacionalizmës
shqiptare nuk lanë të keqe pa i’a bërë popullit shqiptar, janë përgjegjës
përpara historisë dhe përpara popullit shqiptar. Emrat e përgjegjësve kryesorë
të dramës që luhet në kurriz të popullit shqiptar Mid’hat Frashëri, Mehdi
Frashëri, Lef Nosi, Ali Këlcyra, Pater Anton Arapi, Abaz Kupi, do të mbushin
faqet e zeza të historisë shqiptare, do të përfaqësojnë në çdo kohë ajkën e
tradhtisë të popullit shqiptar.

Gjermania e Hitlerit po ha grushte kudo: në Lindje ushtrive
gjermane nuk u zë më këmba vend; grushtet e njëpasnjëshme të Ushtrisë së Kuqe
heroike u kallën dërrmën hordhive naziste.

 

Katastrofa hitleriane

 Në Perëndim
katastrofë mbas katastrofe, ushtritë aleate po thyejnë çdo qëndresë të
hitlerianëve. Kudo në shtetet e okupuara, luftërat nacional-çlirimtare kanë
arritur kulmin e ashpërsisë. Ndërtesa e Hitlerit, e goditur për vdekje, ka
filluar të kërcasë, të tundet që nga themeli, të rrëzohet copa-copa: po afrohet
momenti, që do të bëhet thërrime dhe mbi gërmadhat e saj do të ngrihet madhështore
ndërtesa e Botës së re ;

Dhe bukuroshët tanë, të gjithë në kor, kuislingë e
tradhtarë, të vjetër e të rinj, po vazhdojnë këngën e Mukës: me fjalë të mëdha
e të çmendura, tërbohen kundra barbarizmës aziatike, kundra “rrezikut
sllav”; flasin për “rrugë të gabuar”, për “të
gënjyer”, për “të penduar”, për “të shitur” etj.

Dhe e gjitha kjo ethe nacionalizmi vetëm e vetëm për të
arritur kulmin e tradhtisë, në dëm të Kombit Shqiptar!

 

Tradhtarët do të marrin dënimin e merituar.

 Më së fundi edhe aleatët
e panë se si qëndronte puna , panë se kush përfaqësonte “rrezikun e
kombit”, panë se kush lëftonte për vdekje fashizmin. Dhe “Ballit
Kombëtar” e Kryetarit të tij Mid’hat Frashërit i dërguan, me anë lë
radios, peshqeshin e merituar DEKORATËN E TRADHËTISË. Kombet e Bashkuara,
Mid’hat Frashërin e stigmatizuan : “KRIMINELIN PËRGJEGJËS TË GJAKDERDHJES
SHQIPTARE”.

Nga e gjithë kjo “dramë e nacionalizmit shqiptar”
është marrë më qafë një pjesë e madhe e popullit shqiptar, e gënjyer nga e
shkuara me aparenca nacionaliste e Mid’hat Frashërit me shokë. Shumë fshatarë
kanë mbushur, pa të keq, radhët e Ballit kombëtar, të Xhandarmërisë e të
ushtrisë kuislinge. Këta e kanë parë me sytë e tyre se sa vëllazërisht janë
sjellur ushtritë nacional çlirimtare me ta, kur i kanë zënë robër i’u kanë
mbajtur nga një fjalë prekëse, duke u treguar që kanë qenë marrë në qafë dhe,
pasi i kanë çarmatosur, i kanë lënë të lirë të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Sa e sa herë Partia Komuniste Shqiptare dhe Fronti Nacional
Çlirimtar u është drejtuar fshatarëve bujq e punëtorë, xhandarë dhe ushtarë, me
anë traktesh dhe në çdo vend, me agjitacion, që të largohen nga radhët e
tradhtarëve. Sot po vazhdon ta përsërisë (dhe më me zë këtë thirrje: fshatarë
bujq, punëtorë, xhandarë dhe ushtarë, të gabuar nga trathtarët, Fronti Nacional
Çlirimtar i ka dyert e hapura për juve, mjafton të mos kini të lyera duart me
gjak shqiptari. Ju jini populli shqiptar dhe F.N.Ç. lëfton me popullin dhe për
popullin shqiptar. I lini tradhëtarët e zgjebosur në fatin e tyre.

Një pjesë e popullit të mesëm, e gënjyer apo jo, gjer më sot
ka qëndruar në apati ose ka amorexhuar me Ballin. Një qëndrim i tillë formon
faj : nga shtyllat e shtypit të F.N.Ç, janë vënë në dukje të panumërta, herë
tradhtia e hapët dhe herë etja për gjak e Mid’hat Frashërit me shokë, e Ballit
Kombëtar dhe e Legalitetit. Po nuk është vonë akoma për të bërë detyrën e
shenjtë ndaj atdheut ; kush ka një kokërr kripë në kokë, të hidhet që sot në
luftë, të hidhet në radhët e Frontit Nacional Çlirimtar. Nesër do të jetë tepër
vonë.

Intelektualëve idololatrë, tip Nexhat Peshkëpia, u japim një
këshillë, diskun “Marcia funebre” të Chopin-it dhe një revolver të
mirë …

 

 

Jetëshkrimi i Spiro Kolekës

Spiro Thoma Koleka (lindi më 7 korrik të vitit 1908 dhe vdiq
më 22 gusht 2001), ishte inxhinier ndërtimi, ushtarak dhe politikan komunist
shqiptar nga Shqipëria. Spiro Koleka ka qenë anëtar i Partisë Komuniste
Shqiptare që nga viti 1943. Nga 1948 deri në vitin 1981, ai ka qenë anëtar i
Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë(Partia Komuniste).

Spiro Koleka ka qenë partizan në Luftën Antifashiste
Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Pas
Çlirimit, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe
njëkohësisht nënkryetar i Presidiumit Popullor. Koleka ka qenë deputet në të
gjitha legjislaturat periudhës së regjimit komunist, ndërsa deri në vitin 1948
ai ka qenë ministër i Punëve Botore.

Aktiviteti politik

•             Zëvendës
Kryetar me mandat nga 1 nëntori i vitit 1949 gjer më 24 shtator të vitit 1953
si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës.

•             Kryetar i
Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 1 nëntori i vitit 1949 gjer
më 5 korrik të vitit 1950.

•             Ministër
i Industrisë dhe Ndërtimit i Shqipërisë me mandat nga 24 korriku i vitit 1953
gjer më 23 korrik të vitit 1954.

•             Zëvendës
Kryetar me mandat nga 4 qershori i vitit 1956 gjer më 22 qershor të vitit 1958
si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.

•             Kryetar i
Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 23 korriku i vitit 1954 gjer
më 21 qershor të vitit 1958.

•             Zëvendës
Kryetar me mandat nga 22 qershori i vitit 1958 gjer më 14 korrik të vitit 1962
si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.

•             Zëvendës
Kryetar me mandat nga 16 korriku i vitit 1962 gjer më 18 mars të vitit 1966 si
pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.

•             Kryetar i
Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 18 marsi i vitit 1966 gjer
më 14 korrik të vitit 1966.

•             Zëvendës
Kryetar me mandat nga 1 janari i vitit 1968 gjer më 23 nëntor të vitit 1970 si
pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.

•             Kryetar i
Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 14 korriku i vitit 1966 gjer
më 1 janar të vitit 1968.

•             Zëvendës
Kryetar me mandat nga 23 nëntori i vitit 1970 gjer më 30 tetor të vitit 1974 si
pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.

•             Zëvendës
Kryetar me mandat nga 30 tetori i vitit 1974 gjer më 13 nëntor të vitit 1976 si
pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.