Dilaver Zyko: Ja pse e zgjodhi Xhevahir Spahiu për festival, këngën e kurbetit dhe jo të Enver Hoxhës

1035
Sigal

Flet i biri i Demir  Zykos, z. Dilaver Zyko: Të fshehtat dhe të pathënat e jetës së Demir  Zykos

Jetëshkrimi

Demir Zyko “Artisti i Popullit”, këngëtari më i shquar deri më sot i  polifonisë toske, u lind në Gjerbës të Skraparit më Maj 1911. Megjithëse, kishte kënduar nëpër ambiente familjare, në janar  të vitit 1968 ngjitet në skenat e festivaleve folklorike, duke filluar nga ai i organizuar ne Qytetin e Lezhës me rastin e 500 -vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ai u popullarizua si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë nga Mehdi Kushe, Shahin Çinari, Neshat Hebibasi dhe Agim Carkanji me të cilët këndoi shumë këngë duke filluar me këngën e famshme “Mbeç more shokë mbeç” në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, janar 1968. Pas kësaj merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare për folklorin në Shqipëri, deri në vitin 1983, kohë në të cilën e ndërpret veprimtarinë për arsye shëndetësore. Ka kënduar në gjithë Shqipërinë dhe regjistruar pranë Radio-Tiranës, Korçës,Gjirokastrës si dhe në Institutin e Folklorit mbi 50 këngë popullore polifonike të Skraparit dhe Toskërisë. Ndër to përmendim “Ju, o malet e Skraparit”, “Tridhjetë e nëntë, mos ardhsh kurrë”, “Mëmëdheu”, “Përtej Urës së Qabesë” etj.. Ndahet nga jeta më 2 korrik 1992. Pas vdekjes së tij, në vitin 1997, ngrihet shoqata kulturore “Demir Zyko” në Skrapar dhe grupi polifonik “Demir Zyko” pranë Shoqatës kulturore “Tomorri” në Tiranë.

 Jetim

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf