Dalan BUXHELI/ Janë patriotët me në krye Mujo Ulqinaku që luftuan më 7 prill 1939 dhe jo Abas Kupi!

1056
Më 7 prill 2015, në Muzeun Historik Kombëtar dega e Tiranës për Dëshmorët e LANC dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, organizoi një aktivitet përkujtimor kushtuar 76 vjetorin të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Në këtë aktivitet referuan zonjat Melisa Ulqinaku nga trungu i Ulainakëve dhe Klodi Shanto nga trungu i Shantove. Kumtesat e tyre u pritën me shumë dashamirësi nga auditori që, vërtetuan me profesionalizëm ngjarjen e ditës së zezë të 7 prillit 1939 dhe zhvillimet e mëvonshme. Për çudi pas kësaj atmosfere, Muzeu Historik Kombëtar paraqet një video me ekran të gjerë, në të cilën instrumentalizon me synime të caktuara politike të vërtetat historike të falsifikuara nga Uran Butka e pinjollë ballist të tjerë të kësaj çete që, u vene në shqiptare, por tregohen shumë aktivë në shndërrimin, shtrembërimin e mohimeve të këtyre vlerave. Në këtë video zhvillimet e luftimeve në Durrës ia atribuojnë Abas Kupit duke e paraqitur atë si figurë kryesore të kësaj beteje, i cili ditën e 7 prillit në orët e para të luftimit i ka ndjekur ato tek ura e Dajlanit me preteksin se do të vëzhgonte zbarkimin e forcave italiane në plazh. Në orën 9.00 ka vëzhguar në kodrat e Rrashbuallit, dhe pastaj ka shkuar në Shijak, ku ka hedhur në erë një pjesë të urës mbilumin Erzen, me qëllim që të pengonte marshimin e forcave italiane drejt Tiranës dhe t`i jepte kohë Zogut që të largohej nga Tirana. Për të gjitha këto ka dokumente dhe deponime nga personat që kanë marrë pjesë në këto luftime si vullnetarë nga qyteti i Durrësit dhe krahinat e tjera të Shqipërisë që, vërtetojnë se heroi kryesor i kësaj beteje është nënoficeri i marinës shqiptare Mujo Ulqinaku dhe shumë bashkëluftëtarë të tij, të cilët të pozicionuar në Kalanë e vjetër në drejtim të Portit qenë të parët që u përgjigjën me zjarr sulmit të pararojës së ushtrisë fashiste italiane që zbarkuan në Port dhe që u detyruan të tërhiqen përkohësisht ku pasi përqendruan forcat ndërmorën sulmin e dytë, të cilët bombarduan me sharpnelozicionet ku ishin vendosur këta heronj dhe që qëndruan duke luftuar deri në fund të jetës së tyre. Për ilustrim të kësaj ngjarje po sjellim kujtimet e djalit të Mujo Ulqinakut Ismail Ulqinaku, që e ka përjetuar ngjarjen tregon: ‘Më 5 prill 1939 ora 5 pasdreke, unë kujton adjutanti, kisha marrë urdhër të vizitoja trupat në Shijak dhe Durrës, mora me vete major Gjon Boroven dhe kapiten Gjergj Mosken komandant i baterive 75}27, që do të sistemohej në zonën e Durrësit. Nga aty shkova në komandën e garnizonit. Pasi mbarova gjithë kontrollin, kërkova major Abas Kupin por edhe ky kishte shkuar në Tiranë, pasi kontrollova sa isha urdhëruar u ktheva në Tiranë dhe direkt shkova në komandën e xhanarmerisë. Aty gjeta dhe major Abas Kipin. I thashë se ju kërkova në Durrës po u bë mirë që u gjeta këtu. Ju jeni ngarkuar si komandant i mbrojtjes së Durrësit e ndër trupat e caktuara, a keni ndonjë të metë që t`ju plotësohen menjëherë. Ai mu përgjigj se unë, përveç 60 xhandarëve, tjetër fuqi nuk kam. AS më është dhënë as që kam ndonjë urdhër. Kjo më habiti”. Përmbajtja e videos e komentuar nga një ciceron e paraqiste Zogun si shtetar që i rezistoi pushtimit, por nuk mund të përballej me një shtet të madh siç ishte Italia. Kjo nuk është e vërtetë. Ishte politika e tij antikombëtare që krijoi kushte favorizuese pushtimit fashist italian nëpërmjet traktateve që lidhi Zogu gjatë viteve të qeverisjes të regjimit të tij që e kthyen vendin tonë në vartësi të plotë ekonomiko-politike të Musolinit. Gjithashtu në video nuk flitej për demostratat e fuqishme të popullit në mbarë vendin që i kërkonin Zogut armë dhe vetëm armë për të luftuar agresorët, nuk flitej asgjë për luftën e madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, për sakrificat dhe gjakun e derdhur lumë nga 28 mijë të rënët e kësaj lufte legjendare, por glorifikonte, “baballarët që shitën kombin” me në krye Mbretin Zog. Edi Durham shpreh mendimin se monarkia u vendos kryesisht për të garantuar interesat Italiane, ajo shkruan: “Gjithnjë kam menduar se si Mbreti Zog, aq injorant dhe i pakulturuar, të ishte në gjendje të sundonte me drejtësi, ndaj dhe ishte kjo arsyeja që italianet e lanë atë të bëhej Mbret, në vend që të vazhdonte si president, me qëllim që ata ta kishin atë vegël të tyre. Si President ai mund të binte dhe në vend të tij të zgjidhej një burrë më i mirë, por ai Mbret, ata do ta kishin atë përherë në duart e tyre”. Zogu mashtroi popullin se do të vishte opingat dhe do të luftonte, por ai në këto momente kritike të pushtimit fashist sipas historianit amerikan Bernad J Fischer, mori masa për sigurimin e familjes së tij dhe u largua duke lënë pas shpine tokën amëtare. I kërkoi azil politik të përkohshëm shtetit grek, por mesa duket diplomacia greke për të mos hyrë në konflikt me shtetin italian, nuk ia pranuan kërkesën. Tani e më pas po shiheshin gjasat, se ai nga Mbreti Zog, do të shndërrohej në Zogu i qyqes, që i trembur prej çerdhes së vet, kërkon të gjejë strehim nëpër dherat e huaj. Nga Greqia ai fluturoi drejt Turqisë që i dha strehë, por jo mirëpritje. Pse Turqia nuk e aprovonte agresionin fashist mbi shtetin shqiptar? Presidenti i Turqisë, Ismet Inonu, ia tha hapur Zogut, se ai nuk e dëshironte një vizitë të tij në Ankara, pasi do të ishte i mirëpritur sikur të kishte luftuar vetëm dy ditë. Fluturimi vazhdoi drej Francës. Edhe diplomacia e këtij shteti nuk ia dha statusin e Mbretit azilant, por të një emigranti të thjeshtë. Kryeministri i Francës Eduard Dalander, e quajti Ahmet Zogun “gangster të frikshëm”. Ketu Zogu pësoi zhgënjim të thellë dhe iu drejtua Londrës. Në këto endje që s`dihej se ku do të ndalej, ai nga vendi i tij kishte me vete rreth 30 shoqërues dhe 100 qese me are dhe disa qypa me gurë të çmuar. Anglia nuk pranoi të njihte ndonjë qeveri të kryjuar nga Zogu në mërgim, as aktivitet politik nga ana e tij. Dihej qartësisht se ai nuk i la vend vetes për një rikthim në Shqipëri. Në këto kushte nuk ekzistonin kushte për një Mbret, që mbronte vetëm familjen e tij. Anglia njëra nga fuqitë e Aleancës Antifashiste Botërore, kishte interesa të bashkëpunonte me forcat antifashiste të Shqipërisë, edhe pse ato drejtoheshin nga partia komuniste, me në krye Enver Hoxhën. Tepër i dëshpëruar, Zogu u largua nga Anglia dhe mundi të gjejë strehë në Egjipt. Në këtë vend, ndërsa gjeti kushte jetese më të rehatshme, ndjeu shterimin e energjive për të bërë realitet ëndrrën e rikthimit në atdhe. Kështu koha e gjyqit të tij bënte drejtësinë e saj. Me rënien e Mbretit Faruk dhe ardhjen në fuqi të Naserit, Zogu jo vetëm se mbajti me toka e atij shteti, por u largua andej si i dëbuar, “fluturoi” përtej Oqeanit Atllantik në SHBA e gjyqi i tij edhe atje vazhdonte, sipas thënies: “Kur s` të mban toka jote, mos kërko tokë bote”. Kthimi përsëri në Evrope dhe ndalesa në Francë, paska qenë “fluturimi” i fundit të tij.
Sigal