Bujar KOre: “Për herë të parë hyra në Bllok kur filmova takimin e Nënë Terezës me Nexhmije Hoxhën”

721
Sigal

Kur ke dalë për herë të parë jastë shtetit me telvizionin?

Në vitin  1973 dhe ku kam shkuar? Në Kinë. Pra e dala ime ëpr herë të parë jashtë shtetit ishte në Kinën gjigande. Shkova me regjisorin dhe skenaristin Ylli Pepo, për të realizuar një film dokumentar për Kinën. Para nesh kishte qenë në Kinë, një regjisor italian Antonioni, i cili e kishte nxjerrë  Kinën zbuluar. Në fakt ai e kishte bërë Kinën siç ishte. Por shtetit socialist e quajti armik të Kinës. Ai e kishte tepruar në disa raste qëllimisht për ta ulur pak më poshtë, por ën vija të përgjithshme filmi qëndronte. Ndaj u nisëm ne.

Si ishte  Kina në fakt në atë kohë?

Nuk kishte ndonjë zhvillim të veçantë. Nuk kishte ndonjë mirëqëine më të mirë se ne. Ne do xhironim në ato vende ku kishte xhiruar regjisori italian.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf