Besim Prishta: Ju rrëfej si u vranë shokët e mi në luftën për liri. Mos prekni luftën dhe dëshmorët!

934
Sigal

Flet ish- Komisari i Batalionit të Brigadës së 16-të Sulmuese, Koloneli në pension, Besim Prishta

“Mora vesh se në një përkujtimore që u bë në Tiranë me rastin e 9 Majit, ditën e fitores mbi nazifashizmin, politikanët, pjesëmarrës në atë takim të nderuar, ishin bërë qesharakë, kishin dalë hapur, kush të tregohej më ‘i dashur’ me luftëtarët, me ata veteranë, të cilët kanë bërë kaq shumë për Shqipërinë. Turp e për faqen e zezë! Pse? Për t’i mbajtur në rresht për interesat e tyre”-na pohoi mes të tjerave ish komisar  Batalioni në Brigadën e16-të Sulmuese, Koloneli në pension, Besim Prishta

  *      *      *

Besim Bektash Prishta është lindur në vitin 1922 në fshatin Prishtë të Skraparit. Ai u bë pjesë e lëvizjes dhe e Luftës Nacionalçlirimtare në moshë fare të vogël, duke u frymëzuar nga mësuesit  patriotë të asaj zone, Nure Dobrusha dhe Tajar Grepcka. Në fillim u bë pjesë e formacionit luftarak të Grupit partizan të Skraparit. Më 20 Gusht të vitit 1944 u rreshtua në Brigadën e 16-të Sulmuese, ku mbajti pozicionin e komisarit të Kompanisë së II-të e më pas, Komisar Batalioni. Besim Prishta edhe pas çlirimit të vendit mbeti një kuadër i lartë dhe rëndësishëm i ushtrisë. Kryesisht shërbeu si drejtues i forcave të kufirit. Sot koloneli në pension  jeton në qytetin e Vlorës  dhe gëzon emrin e nderuar të veteranit të Luftës.

Kohë të largëta, po mbushen 70 vjet. Ndërkohë, edhe mosha ka bërë të vetën. I kujtoni, ç’ gjurmë ka lënë  tek Ju Lufta Nacionalçlirimtare? 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf