BASHKIM PITARKA: Si e sollëm Nënë Terezën në Shqipëri dhe pse nuk i pranonim amerikanët në portën e ambasadës

812
Sigal

INTERVISTA I/ Flet Bashkim Pitarka, ish-ambasadori shqiptar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

…Ai është një arkiv krejt i paeksploruar. Ka thënë shumë pak nga përvoja e tij 40- vjeçare, në diplomaci, por thotë gjithashtu se edhe pse nuk ka dëshirë t’i botojë së shpejti, gjithçka ka bërë në jetën e tij si diplomat e ka të hedhur në letër, të zezën mbi të bardhë. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë ambasadorin. Pitarka të rrëfehet për faqet e gazetës. Por gjithsesi për “Telegraf” ai flet ekskluzivisht:

Në një kohë kur po thuhet shumë, ju keni heshtur. Pse i keni qëndruar larg medias?
Unë i kam qëndruar vërtet larg, por aspak sepse jam druajtur të flas, por sepse për gati 12 vjet me radhë kam punuar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, veç këtë herë jo si Përfaqësues i Shqipërisë, por si një komisioner i lartë i saj për çështjet e Afrikës Veriore. Kështu që më pak kohë kam kaluar në Shqipëri dhe më shumë larg saj.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf