Baki Zyla: Me rastin e 80-vjetorit të rënies të Dëshmorit të Atdheut Çaush Jaçe Çerenishti

Baki Zyla
Zv. Kryetar i Komitetit të Veteranëve e Pasardhësve, Sarandë

Në listën e gjatë të dëshmorëve të Skraparit në veçanti të zonës të Vëndreshës, spikat emiri i Çaush Çerenishtit, një djalë që s`kishte të dytë.

NOA

Ai lindi në 18 Shkurt 1926 në Vëndreshën e parë të rrethit të Skraparit, në një familje fisnike dhe arëdhetare.

Deri në moshën 16 vjeç ai punonte dhe ndimonte familjen me pune nga më të ndryshmet, siç benin të gjithë të rinjtë në rininë e tyre. Por një ditë kur nga çdo anë dëgjoheshin krismat e armëve ai i la bagëtitë dhe doli malit, iku në Vlushë të Skraparit, ku mori pjesë në krijimin e Brigadës se VII – te Sulmuese.

Ishte vetem 16 vjeç kur u lidh me lëvizjen Nacional – Çlirimtare, ishte i ri, i guximshem dhe i vendosur në të gjitha aksionet luftarake.

Qysh në fillim pushka e Çaushit do të ndihej më shumë se të tjerët, ato krisma nuk pushuan në të gjitha betejat luftarake që zhvilloj Brigada e VII – të Sulmuse, deri në Bushat të Shkodrës me drejtim për të vazhduar luftimet përtej kufijve të vëndit, pikërishtë kur kishte vajtur urdhëri për të kaluar në ish Jugosllavi, në një përpjekje me ballistët dhe gjermanët goditet për vdekje dhe mbeti përjetësishtë në atë betejë, pikërisht më 20 Nëntor 1944, kur Çaushi e mbylli kapitullin e jetës së tij.

Eshtrat e tij prehen në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut dhe ai sërisht në rresht por këtë herë në listën e të rënëve të Atdheut.

Në këtë 80 – vjetor të rënies së tijë që përkon me 80 – vjetorin e Çlirimit te Atdheut, ne familjarët e tij e kujtojmë me respect e dhëmshuri.