Agim Jazaj: Një film për Shqipërinë, por i pa shfaqur për shqiptarët

1061
“Gongu historik“ ngjan se ka rënë, dhe po pastron mjegullnajën shtëllungore që ka rënë dëndur mbi shqiptarët si komb, në largësi dhe në afërsi, përgjatë shekullit që shkoi, ndoshta dhe me suportin e shekullit të nisur. Gjashtë vende europiane, pa qënë në një kamp, as të një sitemi politik, kanë realizuar dhe shfaqur, madje mjaftë herët një film për Shqipërinë. “Arhondi, (Beu) i Fundit i Ballkanit“ dhe …Fatkeqësisht e padrejtësisht nuk është shfaquar nga shqiptarët; për shqiptarët. Edhe më fanatiku, antikomunist, duke parë sekuencat e filmit të dhëna nga televizioni prestigjoz shtetëror grek “NET“ dhe 5 vendet e tjera, vite më parë, përkundër bindjeve të tij hermetike dhe heretike, detyrohet të ngrihet më këmbë, të mbajë frymën: “Historia nuk mund të injorohet! Kur nisi të shfaqej filmi serial, me rezervat e rezervuara, se ndoshta kishin nisur përsëri shpifjet e pafundëme kundër shqiptarëve”… Gati 700- 800 mijë shqiptarët e atyre viteve, emigrantë në Greqi të mbërthyer përpara ekraneve, shihnin të befasuar pjesëza të pa njohura të historisë së tyre dhe të ish – udhëheqësit gjysmë shekullor!

 Personazhi kryesor është personifikim i Luftës Ballkanike dhe sidomos i racizmit ballaknik. Dhe ky personazh u gjend në filmin (sipas skenaristit- turk me orgjinë thuhet shqiptar) midis Shqipërisë, Bullgarisë, Serbisë, sigurisht dhe Turqisë që po shkatërrohej. Historia nuk mund të injorohet, përkundrazi të ruhet dhe kështu do vlerësohet e rivlerësohet, të vihen në peshore prijsit… Gjithëkush si pjesëz e saj ka vlerat dhe antivlerat. Njerëzit dijnë të ndajnë grurin nga egjëra:  “Ata që ndërtuan dhe ata që rrënuan, ata që udhëhëqin dhe ata që sundojnë, ata që frymëzojnë dhe ata që shthurin, ata që shërbejnë dhe ata që rrëmbëjne, të dallojë dhe veçoj; realin dhe informalin”!…  Dje nga tribuna e Shoqatës Labëria, kryetari i kësaj shoqate të Vlorës, z. Ahmet Demaj perifrazoi një postulat të shkrimtarit të njohur Mark Dodani, kaluar të 9 dekadat, në promovimin e librit të tij: “Më mirë i vdekur e t’më qajnë, se sa i gjallë e t’më shajnë”… 
Mesazhi kryesor i përciell në këtë film është: “Një nder për Shqipërinë”! 
Gjashtë vende europiane kanë realizuar një film për historinë e Shqipërisë. Deri më atëherë i shfaqur në televizonin kryesor, publik të Greqisë, “NET”, ende nuk është bërë e njohur arsyeja e këtij bashkëpunimi, të rrallë, pse filmi i është referuar pikërisht historisë së Shqipërisë, dhe ka në qëndër të tij, pikërisht shqiptarët?! Vendet që janë bashkuar në këtë ndërmarje të rrallë janë krijues, aktorë etj, por dhe televizoinet publike të 6 vendeve europane si: Greqia, Turqia, Franca, Spanja, Bullgari dhe Polonia, të cilat kanë prodhuar dhe kanë shfaqur filmin gati 17 vjet më parë, filmin disa serial: “(Arhondi), Beu i Fundit i Ballkanit”. Filmi është realizuar në gjuhën frënge dhe i dubluar në pesë gjuhët e tjera të vendeve realizuese dhe transmetuese. Skenarin e tij e ka realizuar shkrimtari turk, thuhet me origjinë shqiptare; Neçati Çumli (Neshat Qemali), skenografia nga Michel Leviant, Francë. Fotot Anastas Yanekev dhe Svlletllana Caneve, Bullgari. Producent Pascal Bensoussan, Francë. Muzika e shkruar, apo e marrë nga kompozitori i njohur grek, Theodhoraqis. Filmi është xhiruar në një teren të përafërt si me atë të Shqipërisë në, Bullgari. Në teren dhe studon e xhirimit luajnë aktorët nga; Franca, Greqia, Spanja, pra nga të gjashtë vendet e sipërshënuara, fatkeqisht apo fatmirsisht, jo nga aktor shqiptar! 
Skenari i Arhondit
Skenari “Arhondi i Fundit”, nis aty nga viti 1896 dhe në qëndër të filmit është; Zylfikar beu dhe mbaron aty nga vitet 50 të i shekullit të shkuar. Nga njëra anë shfaqet një familje e beut të pasur, e lidhur me tokën, dhe nga ana tjetër karkteri i shqiptarit partriakal dhe zakonlli, të cilat pozohen në skenë, ashtu si ashpërsinë edhe mikëpritjen, bujarinë dhe besën, humanizmin e rracës së vet. Në pjesët e para nuk kishte kuptuar asgjë, të kishte lidhje me Shqiptarët dhe Shqipërinë, as dhe emigranti më i vëmëndshëm. Por në seritë vijuese, të shfaqur në orët e mbrëmjes, të çdo të enjte në vitin 2005 nga televizioni publik “NET”, kishte dalluar, Zylkifar beun, personifikimin shqiptar i cili gjesdiste kudo, pa asnjë pengesë, në thellësinë e jugut, në lindje dhe veri të Greqisë, në Selanik, përtej liqenit të Ohrit, nëpër Ballkanin pa klone. Ai më pas u shkollua në Selanik. Kur ra perandoria Osmane dhe Selaniku iu dorëzua grekëve e jo bullgarëve nga gjenerali turk me orgjinë shqiptare, Hasan Tasin Pasha, Zylfikar beu mbështeti Mustafa Qemal Ataturkun. Atë kohë dhe në film zbresin francezët, dhe shpërtheu lufta e parë botërore. Beu ndeshet dhe me ata që silleshin brutalisht si pushtues. Edhe pas daljes në mal, francezët e arrestojnë, për ta çuar në Korçë dhe do të varnin në litar. Rrugës duke ecur nëpër pazarin e Follorinës disa shqiptarë ua rrëmbjenë francezve, Zylfikarin. Francezët u xhindosën dhe hakmerren, duke torturuar të shoqen dhe të birin e tij. Më pastaj beu, Zylfikar u largua nga sarajet e tij nga Greqia dhe nisi të jetonte në Shqipëri, kohë, sipas filmit ishte krijuar shteti i pavarur. Shkon fshehurazi tek e ëma dhe kërkon ta shoqëronte ajo për në Korçë. Kërkesa e tij nuk mundi të realizohej. Beu u nis i vetëm për në Korçë dhe vendoset në sarajet e ish pashait turk. Atëherë në pushtet ishte Zogu, rolin e tij e luan mjaftë mirë dhe i përshtatet fortë në pamje, dhe shtatlartësi aktori grek, Tasos Nusia. 

Zogu i kërkon Zylfikarit të vihet në krye të ushtrisë, për të larguar banadat greke që terrorizonin dhe plaçkisnin jugun e vendit, detyre të cilën e pranon Zyflikari. Personazhi kryesor, beu u thirr edhe nga Noli, kur ai u shfaq dhe shfaqet në filmin. Kur Noli i flet beut për një demokraci të vërtetë, dhe se ai ishte mik i presidenti, Uilson, ky thot se; I kish dhënë besën Zogut! As muzika dhe as rënia e fyellit të Nolit, se bindën beun. Ndërsa beu mbështeste Zogun, e shoqja e tij, Esme ishte idhëtare e flakët e Nolit. Zylfikari arrin të zgjidhet deputet nga qeveria e Zogut dhe filmi jep pamje të parlamentit të Zogut, por dhe zhgënjimin e beut nga parlamentarët qesharak, e çapaçul. Në film jepet qëndrimi, ku vet anglezët akuzojnë për barbari ushtarakët e tyre, kur grekët, po nga grekët akuzojnë për plaçkitje dhe terror në jug të Shqipërisë, kosto e cila është përballuar vet nga këto vende që konstatojnë dhe akuzojnë gjithashtu bëmat e të vetëve, të njohura, por të papranuara deri më tani! Filmi shkon në mënyrë kronologjike, qysh nga ardhja e Zogut dhe dëbimi i Nolit, pritja qetë e Nolit, e deri në ditët e pushtimit të Shqipërisë, qëndresën e popullit shqiptar, shfaqen seritë e filmit. Sekuancat filmike japin gazetaren amerikane, duke transmetuar direkt nga fronti i luftës, luftëtarët shqiptarë që çliruan vendin e vet, pa ndihmën e ushtrisë ruse dhe asaj amerikane. Dhe gjatë trasmetimit të kronikë-luftës, plumbi bie mbi gazetaren amerikane, e cila vdes duke transmetuar rezistencën e shqiptarëve! Kronologjia e filmit mban peng shikuesit, dhe papritur filmi vjen me figurën e Enver Hoxhës, ku cilsohet në këtë film përtej imagjinatës së çdo shqiptari, dhe vlerësohet maksimalisht, si udhëheqës i shquar i popullit shqiptar në atë film. Përkundër dyshuesve dhe mosbesuesve fanatik, ngrihet verdikti i filmit për figurën shumë dimensionale të E. Hoxhës, të paraqitur si udhërrëfyesin e popullit shqiptar, dhe shqiptarët të mbetur në udhëkryq… 
Figura e Ahmet Zogut në film
Filmi i 6 vendeve përciell mesazhin e vonuar ndoshta, atëherë është gjendur mënyra e kompesimit, për t’u treguar njerëzve afër dhe larg se; Shqiptarët janë sa të varfër dhe fisnik, aq dhe liridashës, sa të urtë dhe të duruar aq të drejtë dhe luftëtar. Dhe këto mesazhe Zylfiakar beu, personazhi kryesor në këtë film i përcilell: Kur po kthehej nga liqeni i bukur, thuhet- të jet Prespa, pa në qiell një shpiponjë. Ai i’a tregon të birit, 8 vjeçar me gisht. “Shiko atë shqiponjën atje në qiell? Shqiptarët besojnë, sepse janë bijë të shqiponjës, ndaj janë kaq krenar”. Një shqiptar me banim prej 60 vjetësh në Athinë dhe antikomunist duke e ndjekur dhe komentuar këtë film u shpreh i befasuar: “Sepse në përgjithësi komuniteti shqiptar i Greqisë kur filmi nis i të shfaqej, kishte rezerva të mëdha, se mos kishin filluar shpifjet kundër shqiptarëve? Por ky film ka të dhëna kaq të rrepta historike, sa na bën të dridhemi kur shikojmë se të huajt flasin kaq lartë, sa ne vetë, për ato gjëra që i fshehim”… 
Filmi, një nder i madh për shqiptarët
Filmi është realizuar nga 6 vende europiane nga; Greqia, Turqia, ku është edhe skenaristi, Spanja, Franca, Polonia dhe Bullgaria. Të gjitha këto vende futën, ashtu edhe aktorët, si dhe gjithë përbërësit e tjerë, në realizimin e filmit. Gjithashtu filmi u shfaq në këto televizione publik në një kohë si në Francë, Spanjë, Turqi, Poloni e Bullgari dhe këtu në Greqi. Personazhi kryesor në qendër të filmit mund të identifikohet me Faik Konicën. Siç mësohet vjen një bej nga Greqia dhe shkon në Shqipëri. Pas luftës Ballkanike u bë një çrrënjosja e këtyre njerëzve. U shkatërruan disa shkolla në Greqi dhe disa në Shqipëri, por dhe vazhduan gjendjen e tyre normale. Si një personifikim i Luftës Ballkanike, madje i racizmit ballkanik. U gjend në mes të Greqisë, sipas skenarit, Shqipërisë, Bullgarisë, Serbisë, sigurisht dhe Turqisë që po shkatërrohej. Në vitin 1940, kur Italia sulmoi Greqinë, nga Greqia u deklarua se është sulmuar nga Shqipëria, ndonëse atë kohë Shqipëria ishte vet e pushtuar. Dhe në xhirimet e këtij filmi pranohet haptazi se Shqipëria u pushtua se: “Ahmet Zogu njerëzisht mua më vjen shumë keq që paraqitet në këtë film si tradhtar, po kurrsesi unë nuk mund të besoj se është një gënjeshtër më. Zogu braktisi, nuk e tradhtoi, po braktisi vendin e tij, duke kërkuar strehim politik në Greqi”-deklaronte dhe komentonte befasimin atë kohë, përgjatë xhirimit të filmit një analist shqiptar me banim në Greqi, antikomunist i betuar. Mirëpo këtu shikojmë një dukuri shumë të tmerrshme, që populli shqiptar i reziston fashizmit dhe nuk pajtohet kurrsesi edhe beu ynë Zylfikari. Nuk pajtohet as ky dhe ngrihet kundër tij si dhe e shoqja dhe i biri i tij. Gjithsesi gjithkush ruan rezervat e veta. Po këtu pa pritur del dhe figura e Enver Hoxhës, qoftë dhe kundër bindjeve të, të fiksuara. “Nuk mund të mos i besosh filmit, që e lartëson figurën e tij si ndër udhëheqësit më të mëdhenj të shqiptarëve, realizimin e të cilit nuk e kanë ndërmarrë vende të cilat as kanë qenë në të njëjtin kamp që u udhëhoq në Shqipëri prej Enver Hoxhës. Kjo më bën t’i besoj asaj historie, tashmë të prezantuar në këto piedestale të kulturës evropiane”. 
Admirimi për Ismail Qemalin
Kam admiruar gjithashtu dhe Ismail Qemalin, i cili luajti një rol vendimtar në shpalljen e pavarësisë, që andej e tutje zhduket se kur filloi Lufta Botërore, lufta Ballkanike nuk mund të kishte aktivitet dhe vdiq shumë shpejtë. Duke qenë admirues i Fan Nolit kam pasur rezerva për Zogun. Pa dashur kurrë të them se Zogu ka qenë negativ për Shqipërinë. Po duke ju referuar filmit për Zogun kisha një admirim të madh, sepse mendonim dhe thoshim se Zogu arriti të bënte një Shqipëri me dobësitë dhe marrëzitë e tij. Beri shtet shqiptar. Pavarësisht jam kundër monarkisë dhe nëse i ngarkohej një faj të madh, shpallja si mbret. Sidoqoftë nuk i besoja propagandës komuniste kaq vjet se: Zogu kishte tradhtuar Shqipërinë. Ashtu si nuk e besoja se Zogu ishte përkrahur nga forcat serbe, greke, italiane që dëboi Nolin. Nga ky film që besoj se është objektiv, sepse kaq vende të bëjnë një film të falsifikuar të historisë Shqipërisë kur e paraqesin historinë kështu?! Më del se Zogu nuk ka qenë kaq i madh, kur shikon në xhirimet e këtij filmi në fillim Esmën që thotë: “Se Zogu është i aftë të japë një copë të Shqipërisë. Mjafton që të ndihmohet nga Serbia që të hyjë për të marrë prapë pushtetin”, përpara më del Shën Naumi si dhe Vermoshi që dihen fortë mirë se çfarë u bë me to.
Historia nuk mund të injorohet 
Historia nuk mund të injorohet. As Noli, as Ismail Qemali dhe as Enver Hoxha. Këtu në film na del se Zogu nuk ka qenë kaq i pastër, nuk ja ka pasur me ndershmëri Shqipërisë. Ajo që më del në film dhe më hidhëron më shumë është dita e pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi. Në mëngjes Zogu u dërgon një mesazh nëpërmjet radios shqiptarëve. “ Se do luftojnë gjer në pikën e fundit të gjakut pushtuesit”! Besohej se do ta bënte, sepse ishte treguar trim, luftëtar dhe nga ana tjetër i hipën veturës dhe largohet nga Shqipëria, braktis vendin dhe popullin e tij. Nuk ka justifikim këtu se mund të më vrasin mua dhe të vritet populli. “Nga filmi mu hapën sytë për shumë gjera të cilat deri më dje i kemi quajtur propagandë komuniste, edhe unë antikomunisti. Kur thuhej dhe shkruhej se “Zogu gënjeu, mashtroi popullin” thosha: Bah. Kjo është propaganda komuniste”!
Këtë film e kanë xhiruar 6 vende, të cilat nuk kanë pasur lidhje me ish sistemin e Shqipërisë, sepse asnjë nga këto gjashtë vende nuk ka qenë pjesë e sistemit komunist. Dhe kur thonë se Zogu mashtroi popullin e tij, nuk ke si të mos e pranosh. Ashtu si e pranoi publiku që e pa këtë film. Paçka se në Shqipëri nuk është shfaqur ende. Do ishte mirë të blihej fy film, i realizuar për shqiptarët, dhe të shfaqej për shqiptarët, pas kaq vitesh…
Sigal