11 Korrik 1939, Myslym Peza takohet për herë të parë me Enver Hoxhën

1264
Sigal

Jeta dhe vepra e Myslym Pezës, do të mbeten burim frymëzimi per të gjithë  brezat që do të vijnë

Në historinë e popullit tonë një vend të spikatur zë edhe figura e “Heroit të Popullit” Myslym Peza, këtij biri të popullit shqiptar që gjithë rininë dhe jetën e tij e vuri në shërbim të Atdheut.  Myslym Peza u lind në fshatin Pezë e Madhe më 1 Maj të vitit 1897 në gjirin e një familje patriote fshatare me lidhje të gjera në pellgun Pezë,Tiranë, Ndroq, Shijak, Durrës, Kavajë, Peqin, Çermë. Pozicioni gjeostrategjik i këtij pellgu nga pikëpamja e rrugëkalimeve ka qenë vlerësuar jo vetëm në    planin kombëtar por edhe më gjerë. Nëpër luginën e Pezës *Dorzit*, deri në vitin 1920 sigurohej  rrugëkalimi që vinte nga veriu dhe shkonte për të dalë në Peqin, ku bashkohej me rrugën  Egnatia.  Në këtë terren, në afërsi të Durrësit, zinte fill edhe vetë Rruga Egnatia, që lidhte Perandorinë  Romake me atë të Bizantit. Që këtu Duçja do të kapërcente për të pushtuar Ballkanin dhe nëpërmjet këtyre trojeve armatat  hilteriane do të synonin të tërhiqeshin nga Greqia për në strofullën e tyre në Berlin. Ky pellg ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të historisë së popullit tonë që nga lashtësia Ilire.  Kështu në kodrën e lartë të fshatit Dorez gjenden rrënojat e një kalaje Ilire. Ç’ka tregon për ekzistencën këtu të një qendre të banuar, muret rrethues të së cilës aktualisht kapin një gjatësi   prej 300 metrash linear e gjerësi 3 ml. Në kohën e Skënderbeut, Shteti i Arbrit këtu kishte një nga kalatë pararoje, kalanë e Petrelës, ku jetonte motra e Skënderbeut, Mamica.

nga Bujar Poçari

….

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf