Zyrtari i DASH: Vendet që duan anëtarësimin në BE, ta tregojnë qartazi këtë vendim

590
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, ndodhet në një vizitë në Serbi, në kuadër të një takimi për ekonominë. Ai tha se vendet që dëshirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet këtë ta tregojnë qartazi këtë vendim.
Hoyt Brian Yee tha dje në Beograd se Shtetet e Bashkuara janë partner i Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet ta tregojnë qartaz këtë vendim”, tha Hoyt Brian Yee gjatë takimit ekonomik në Beograd.
Më tej, ai ka theksuar se Serbia ka shumë miq dhe mbështetje në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht kur “kemi të bëjmë me integrimet evropiane”.
I pyetur nëse do ta ndihmojnë Shtetet e Bashkuara dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se shteti i tij është i përfshirë prej fillimit dhe nuk është i fshehur fakti se merr pjesë në këtë proces, i cili udhëhiqet nga BE-ja.
Sigal