Zvicër/ Gjobë shembullore ndaj shoferit. Zbulohet arsyeja e ‘rrallë’

543
Sigal

Ligji në Zvicër vepron shumë shpejt ndaj shkelësve të tij. Një qytetar është shprehur i zëmëruar, sepse qëndroi një minutë më shumë në parkim dhe për këtë u dënua me gjobë prej 40 frangash.

Ai qëndroi 5 minuta në parkim edhe pse në mandatin që kishte parkuar kishte leje për vetëm katër të tillë.

Banori i Lozanës kur u kthye një minutë më vonë se koha që kishte prenotuar, pa tek makina një polic i cili po vendoste gjobën. Për këtë, zyrtarët e Policisë janë shprehur se ligji është i ashpër dhe do të zbatohet për të gjithë  shkelësit.