Zvicër/ 55 vjedhje në 4 muaj, arrestohen dy hajdutët shqiptarë

248
Sigal

Një shtetas shqiptar e një kosovar, përkatësisht 41 e 35 vjeç, rezidentë në Tiçino, janë arrestuar me akuzën për një seri të gjatë vjedhjesh të kryera sidomos në zonën e Luganos, por edhe në kantonte të tjerë të Zvicrës.

Sipas hetuesve, të dy kanë kryer, me role e përgjegjësi të ndryshme, të paktën 55 vjedhje midis tetorit 2019 e janarit 2020. Objektet e vjedhura përfshijnë pará, ora e stoli, me vlerë totale mbi 500 mijë franga zvicerane. Edhe dëmet që kanë shkaktuar janë të konsiderueshëm, 130 mijë franga.

Akuzat e ngritura mbi dy shqiptarët janë vjedhjet, dëmtime të përsëriture dhe dhunim i përsëritur banese.