Zotëria “Merkel” i ndërpret fjalën Junker në Parlamentin Europian

514
Ka shkaktuar të qeshura dhe ovacione në sallën e Parlamentit Europian, futja e papritur e një burri me maskën e Merkel në sallë.
Ishte momenti pikërisht kur Presidenti i KE, Zhan Klod Junker , po u fliste europarlamentarëve rreth përgjigjes që vendet e BE duhet ti japin zgjidhjes së krizës së emigrantëve.
Nuk dihet ende se çfarë përfaqësonte personi në fjalë, e megjithatë ai u mjaftua thjesht me një shtrëngim dore me zotin. Junker, që me shumë gjasa ishte një lloj ndjesë që i ndërpreu fjalën, ose një falenderim rreth asaj që po fliste.
Presidenti i KE e kaloi me batuta këtë moment, duke u shprehur pas largimit të “zotërisë.Merkel” :
“Parlamenti Europian është vendi ku mund të takosh çdokënd. Ky është diversiteti i Bashkimit”.
Sigal