Zjarri në “Trump Tower”, lëndohen tre persona në rezidencën private të presidentit

535
Tre persona janë lënduar nga zjarri i djeshëm që e ka përfshirë objektin “Trump Tower”, që është rezidenca private e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe e familjes së tij, në Nju Jork.
Në fotografitë nga ajri shiheshin zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur dilte nga një skaj i objektit.
Departamenti i zjarrfikjes i Nju Jorkut ka njoftuar se dy civilë dhe një zjarrfikës ishin trajtuar nga lëndimet, që nuk ishin të rrezikshme për jetën.
Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”, që me të shpejtë ishte vënë nën kontroll.
Ndërtesa 68 katëshe në Avenynë e Pestë në Menhetën, afër Parkut Qendror, përbëhet nga banesa luksoze dhe zyre biznesore.
Në atë kohë, presidenti Trump ishte në Uashington.
Sigal