Zjarret shkrumbojnë zona të tëra në Kaliforni

179
Sigal

Njerëzit që jetojnë në pyjet piktoreske në pjesën veriore të Kalifornisë po përballen me një fundjavë të frikshme pasi zjarret po kërcënojnë mijëra shtëpi.

Zjarri në zonën Dixie, që dogji një pjesë të madhe të qytetit Greenville të periudhës së arit, ka shkatërruar më shumë se 180 shtëpi dhe po kërcënon më shumë se 10.000 ndërtesa në veri të zonës që njihet si Sierra Nevada.

Zjarret në Kaliforni marrin emrin e zonave ku bien për të ndihmuar gjeografikisht banorët.

Zyrtarët thonë se zjarri Dixie është më i madhi në historinë e shtetit dhe më i madhi nga 107 zjarret aktive që digjen në 14 shtete.

Evakuimet gjithashtu mbeten në fuqi për një numër komunitetesh të vogla të kërcënuara nga zjarret e shkaktuara nga rrufetë përgjatë pyjeve kombëtare./Zëri i Amerikës